- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.
Titulli: Elementi, si ta gjesh pasionin për të ndryshuar gjithçka
Origjinali: : The element, how finding your passion changes everything
Gjinia: Psikologji
Autori: Ken Robinson
Shqipëroi: Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2020
Fq. 323
Pesha: 0.393 kg
ISBN: 978-9951-721-99-8
Elementi është pikëtakimi mes talentit natyral dhe pasionit personal.
Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.
Përmes rrëfimeve të njerëzve si Paul McCartney, Arianna Huffington dhe Matt Groening, të cilët i kanë gjetur talentet e tyre unike dhe kanë jetuar me punën që e kanë pasion, Robinsoni shpjegon se si gjithsecili nga ne mund ta gjejmë veten në Elementin tonë dhe të arrijmë gjithçka që është brenda kapacitetit tonë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Pegi
• Arti për të fituar miq dhe pushtet• Arti për t'u bërë i paharrueshëm• Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh
Referenca: SKU001616
Botuesi: Plejad
Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.
Botuesi: Aeditions
A jemi ndryshe nga të tjerët... apo u përshtatemi atyre? Pse kujtojmë dhe pse harrojmë? Si mund ta matim inteligjencën? Këto pyetje e të tjera syresh janë thelbi i punës së mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj në botë në fushën magjepsëse të psikologjisë.
Botuesi: Fan Noli
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
Referenca: SKU001206
Botuesi: Te tjere
Lulëzimi i kulturës së Mesjetës së Vonë lidhet me atë që njerëzit i frymëzonte më shumë: shembulli i Qytetit të Zotit. Lulëzimi i shoqërisë së sotme lidhet me faktin se njerëzit i ka frymëzuar modeli i Qytetit Tokësor të Përparimit.
Botuesi: Botart
Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
Referenca: SKU001334
Botuesi: Te tjere
Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.
Botuesi: Pegi
Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.
Botuesi: Fan Noli
Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.
Botuesi: Tirana Times
Zoti Hickman shkon, ashtu siç kanë shkuar shumë njerëz më përpara, atje ku e çon penisi dhe gjatë këtij procesi iu përgjigjet një vargu pyetjesh. "Shkarravina e Zotit" është një vepër themelore.
Botuesi: Fan Noli
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
Botuesi: Bota Shqiptare
Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër...
Botuesi: Skanderbeg Books
Qenia thelbësore e njeriut ka rëndësi në rrafshet më të larta të neurologjisë dhe në psikologji; duke qenë se në thelb këtu përfshihet individualiteti i pacientit, dhe studimi i sëmundjes dhe identitetit nuk mund të ndahen.
Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.