Titulli: Delfin
Gjinia: Poezi
Autori: Robert Lowell
Shqipëroi: Parid Teferiçi
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2012
Fq. 176
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-9928-4115-4-9
Koment nga Seamus Heaney
Lowell – i, në jetën e tij poetike, e kreu dy herë detyrën e dytë dhe ishte i vetëdijshëm se ç'bënte në të dyja herët, pas shumë përsiatjesh e me shumë ndjeshmëri. Kur them se dinte çfarë bënte, nuk kam parasysh një program të parapërgatitur se ç'duhej bërë e arritur, e cila në poezi është diçka e barazvlefshme me vizatimet për t'u ngjyrosur nga fëmijët, ku një numri i takon një ngjyrë e caktuar. Përkundrazi, ai ishte kaq intensivisht letrar, ana kritike e didaktike e mendjes së tij ishte kaq aktive, sa komanda e tij prej poeti ishte përherë e shoqëruar nga droja dhe mprehtësia (në kuptimin e mirë elizabetian të "wit"). Ideja e "zhvillimit poetik" ishte ngulitur tek ai nga karriera e Yeats – i, Eliot – it dhe Auden – it, dhe i shtyrë nga ngulmimi i ca kokave të ndritura si Randall Jarell apo Allen Tate; sidoqoftë, vetëm një ndjeshmëri me një bërthamë vullkanike gjenie individuale mund t'i mbijetonte ndikimeve profesionale që i vinin nga ky apo ai këshillues. Mbi autorin Robert Lowell (1917 – 1977) vjen nga një familje prej më të njohurave në Boston, paraardhësit e të cilës i përkisnin familjeve patrike. Stërgjyshi ishte i famshëm si ministër episkopat dhe drejtues i shkollës më të njohur të kohës St. Mark' School, babazoti ishte poet i mirënjohur dhe ambasador në Angli. Ndërkaq babai që u morr dhe dështoi në biznes, pas daljes në pension si oficer marine, në sytë e Lowell – it ishte një figurë e dështuar. Akti i fundit i Robert Lowell – it për të korrigjuar portretin e fisit të vet ishte braktisja që ai i bëri Harvard – it për një tjetër universitet, tashmë në Kanyon Collage ku shkoi të studionte poezi me poetin dhe kritikun e famshëm të kohës John Crowe Ransom. Kjo zhvendosje e ndihmoi së tepërmi në njohjen e Kritikës së re, rrymë estetike e fuqishme e asaj kohe, e veprës së John Donne – it dhe poezisë sarkastike angleze, gjëra këto që Lowell do t'i përdorte me sukses në veprën e vet të mëvonshme.