Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Nga dashuria për të vërtetën, Shpëtim Çuçka
  • Nga dashuria për të vërtetën, Shpëtim Çuçka

Nga dashuria për të vërtetën, Shpëtim Çuçka

Dituria

I huaj ndihem në këtë epokë
të tymit, të temjanit e mashtrimit,
kur Humanizmi dergjur rri përtokë
dhe lart valvitet flamur’ i çnjerzimit.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nga dashuria për të vërtetën
Origjinali: Nga dashuria për të vërtetën
Kategoria: Poezi
Autori: Shpëtim Çuçka
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 136
Pesha: 0.250 kg
ISBN: 978-9928-366-75-7
Ky libër është në gjuhën shqipe


Pjesë nga libri

I huaj ndihem në këtë epokë
të tymit, të temjanit e mashtrimit,
kur Humanizmi dergjur rri përtokë
dhe lart valvitet flamur’ i çnjerzimit.
 
I huaj ndihem, ndoshta s’jam i vetëm,
si unë ndoshta ka dhe plot të tjerë,
dhe ndoshta në betej’ për të vërtetën
masiv vigan do bëhemi njëherë.

Mbi autorin

Shpëtim Çuçka, lindur e rritur në Tiranë, pas mbarimit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja studioi në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Pas përfundimit të studimeve punoi për shumë vite në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dhe pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.
Në fillim të viteve ’90 për pak kohë ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, dhe më pas iu kushtua veprimtarisë diplomatike, ku pati detyra të rëndësishme në Tiranë, Romë, Moskë, Kajro, etj.
Përkthyes nga origjinali i dhjetëra titujve e autorëve, nga klasikët greko-romakë (ndër ta përmendim Eskilin, Sofokliun, Aristofanin, Plutarkun, Ciceronin, Cezarin, Salustin), tek Xh. Bokaçio, J. V. Gëte, L. Tolstoi, A. Gramshi, I. Calvino, U. Eco e shumë të tjerë.

Hartues  i disa fjalorëve dygjuhësh, autor i shumë parathënieve dhe i dhjetëra artikujve e ligjëratave studimore për probleme të gjuhës, të përkthimit e të fushave të shumta të kulturës, ose për personalitete të shquar të letërsisë kombëtare a të huaj.

Fitues i shumë çmimeve, ndër të cilër përmendim çmimin e Ministrisë së Kulturës më 2009 për përkthimin e kryeveprës së J. V. Gëtes “Fausti”, Çmimin Përkthyesi më i mirë i vitit në Panairin e 14 të Librit të Tiranës (2011) për “Historia e Bukurisë“ të U. Ecos dhe Çmimin Special të Përkthimit më nëntor 2015, dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366757
ean13
9789928366757
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000769

Botuesi: Onufri

Litota, Sabri Hamiti

Titulli: LitotaPoezi të zgjedhuraAutori: Sabri HamitiShtëpia botuese: Onufri381 f.; 21 cmISBN 978-99943-32-31-1Pesha: 0.5 kgMbi librinI paepur në kërkim të një ideali poetik, Hamiti u drejtohet modeleve
103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
49,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000139

Botuesi: Ideart

Strabizem, Arian Leka

Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek "Anija e Gjumit", është afrimi me eksperimentin e avangardës, një çudi kaleidoskopike dhe përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

17-rroksha, Ilir Sinanaj

"17-rroksha" është një libër që sjell një risi poetike në shqip. Të gjitha poemat kanë vetëm 17-rrokje, por që mjaftojnë për të pikturuar në vargje çdo hapësirë të realitetit që na rrethon.
74,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pro Nobis, Jamarber Marko

Sikur të kishim pritur edhe pakNdoshta?Sikur të mos kishim pasur kaq guximNdoshta?Sikur të mos e pranonim distancën si konceptNdoshta ti tani?Nuk do të dalloje atë që rri pranë teje
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.
80,50 SEK
More
Ka mbaruar