- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Edhe nëse larg ti shkonkudo në botë dhe atje jetonti mbetesh prapë ai që jeme shpresë t'kthehesh në fole.
Titulli: Diellit tim
Origjinali: Diellit tim
Gjinia: Poezi
Autori: Besnik Camaj
Shtëpia botuese: Konica Color
Viti: 2009
Fq. 128
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99956-671-3-9
Mbi autorin
Besnik Camaj rrjedh nga një familje pedagogësh. Është i lindur në Novosellë të Pejës (Fierzë), afër burimit të Drinit të Bardhë më 3 janar 1960. Është rritur me bukuritë që i ka falur natyra e këtij vendi. Fëmijë i një familjeje me traditë arsimdashëse që në bankat e shkollës kishte manifestuar një talent për poezi. Babai i tij kishte kontribuar shumë në disa shkolla në Pejë e rrethinë dhe Malësi të Gjakovës.
Ka kryer gjimnazin matematikor dhe Fakultetin e Elektronikës në Prishtinë. Pastaj ka vazhduar studimet postdiplomike të informatikës në Zagreb, në Stafford dhe në Lozanë. Aktualisht është profesor në lëmin e informatikës grafike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Yverdon të Zvicrës.
Ka shkruar poezi sapo e ka mësuar mirë alfabetin, por nuk ka botuar për shkak të ndruajtjes dhe censurës së asaj kohe. Pas luftës së fundit në Kosovë e pa të arsyeshme që t'i përmbledhë poezitë në këtë vëllim. Këto poezi ia kushon lirisë së vendit, ndjenjës dhe shpirtit njerëzor.
Fragmente nga libri
Ti mbetesh ai që je
Edhe nëse larg ti shkon
kudo në botë dhe atje jeton
ti mbetesh prapë ai që je
me shpresë t'kthehesh në fole.
Nëse emrin ti e ndërron
mos mendo se dikë mashtron
jo, jo ti mbetesh prapë ai që je
me çfarëdo emri a tjetër fe.
Dukjen ti nëse e ndërron
mos u fsheh se shumë gabon
se ti mbetesh po ai që je
prore n'vuajtje për atdhe.
Ti mbetesh shqiptar se i tillë ke qenë
mbi ty gjithë të zezat ushtruar janë
ndërruar ta kanë shpesh dhe fenë
por kot se ti mbetesh prapë ai që je
Shqiptar mbi tokë e shqiptar nën dhe.
Mos harro ! - porosia e shenjtë
- Në çdo nisjepër çdo rrugëtim
më kujtohen fjalëte babait tim
që mi thoshte me një ton
"Mos harro, për çka po shkon !
" Drini i Bardhë Gurgullon ky Dri
kristal e ka ujin
ah ç'mrekulli.
Freskia e tij
të deh të qeton
tek shkumëzon.
Derdhet rrëke
i bardhë si qumësht
shumë e duam ne.
Dri o lum DriniDrini im i Bardhëvalëzo ti valëzo kurrë mos u ndal. Shpirt, ku je ? Të kërkova anembanëbuzë DrinitVjosës e BunësManastirit e Korçësnë puhitë e liqenit të Ohrittë Strugës e të Shkodrëse deri tek ujëvarat e Mirushës. Të kërkova edhe më tejmbi shpatet e RugovësSharrit e ÇiçavicësMoknës e Brezovicësedhe tej Baba Tomorrittë kërkova deri sa u tretadhe prapë nuk të gjeta. Po ku je hejku je loçka imemos humbe rrugicavetë qytezave të vjetraa rrugëve të saposhtruaratë qyteteve të rejaose ndoshta ke mbeturnë pellgun e ndoj fushetë gjelbëruarja të ka ngrirë ujëburimii ftohtë i shkumbëzuar. Po eja më se të duasi jetën të vërtetëneja se pritja më dërmonmë bën tjetër më shkatërron. E kur në zemërhapin ta dëgjoje di se vjen nuk vonondhe bindem se në mua jetonandaj ejase shpirti shpirtin gjakon.
Referenca: 2306
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Botuesi: Albas
Botuesi: Toena
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Dritëro
Referenca: SKU001761
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Berk
Botuesi: Princi
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Naimi
Edhe nëse larg ti shkonkudo në botë dhe atje jetonti mbetesh prapë ai që jeme shpresë t'kthehesh në fole.
check_circle
check_circle