Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lirika mes dy moteve, Martin Camaj
  • Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

2089
Onufri

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.

94,76 SEK
85,28 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lirika mes dy motive
Origjinali: Lirika mes dy motive
Gjinia: Poezi
Autori:  Martin Camaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 280
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99956-87-69-4

Koment nga autori

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare, përmes së cilës njeriu i paraqitet vetes e rrethit të njerëzve që janë të interesuem.

Sikur unë ose çdo autor tjetër të vehej me shpjegue krijimet e veta ashtë rrezik t'i largohet tekstit fillestar e të krijojë diçka të re, pa dashje, të prishë veprën e vet tue e vu në një dritë të rrejshme. Rrëfej se kam pasë gjithnjë vështirësi, një lloj turpësie të flas për poezinë time apo të lexoj vargje të mia para tjerëve. Kisha gjithnjë përshtypjen se po zbuloj diçka intime a fshehtësi dhe se po humb "fillin e gjetun", drejtpeshimin e krijimtarisë.

Por meqënëse kjo ashtë hera e parë që botohet diçka prej meje në vendin tim, e ndjej për detyrë t'i jap disa njoftime lexuesit të këtij libri rreth veprës sime letrare: shikue drejtas, ajo ndahet në periudha, përkatësisht me fazat e jetës së njeriut. Ndonëse periudhat ndryshojnë nga njena tjetra, ato ndërlidhen nga fije të forta sikur të ishte një libër i vetëm nja 2000 faqesh.

S'ka pasë programime në këtë krijimtari prore e përcaktuese nga koha, si ashtë titulli i një cikli lirikash të Giuseppe Ungaretti "Giorno dopo giorno" (Prej dite në tjetrën), poet italina që ka njoftë edhe ai mërgimin. Le të flasim për poezinë! Si e ndjej unë atë, tërthoras, ndoshta jap edhe ndoj njoftim përmbi artin tim në këtë lami. Për shembull, ndër nè gjatë periudhës afër gjysmë shekull që e përjetuem u ndeshën dy tema letrare rivalizuese, në një anë, mrekullitë e trimnitë e herojve bashkëkohorë, ndërsa në tjetrën shkriheshin të mbulueme gacat e një zjarrmi të pashueshëm, eshkë e ndezun, nxjerrë nga eshtnat e njerëzve të thyem e të mundun.

Të dy përmbajtjet, vetëmburrja e fituesit dhe vuajtjen njerëzore u shfaqën njëkohësisht edhe në lirikë. Specifike në këtë mes ashtë njëkohësia e dy rrymave letrare të papajtueshme njena me tjetrën: trimni / ligështi. Gjasa tashti ashtë edhe ndër ne të dalë fituese ligështia, ardhja e periudhës së Sofokliut në letërsinë greke, kur poetët nuk do të këndojnë ma për heronjtë homerikë, po secili do të flasë për fatin e vet tragjik.

Do të flitet për çentaurat e së kaluemes, për "njerinë – shtazë", me siguri! Tue u sjellë kah talentat e rinj të dheut tonë, uroj që veprat letrare me tematizime të tilla mos të kalojnë kufijtë e drejtpeshimit e masës në art ( në teorinë e tragjedisë greke: hybris). Gjithnjë tue mbetë në sferën artistike, del pyetja për poetin e ardhshëm: çka do të ndodhë me Edipin? Mbasi verbon veten, a do të shkojë me sosë në shkreti? Krijimi i poezisë në liri ka tjetër cilësi përjetimi, shujta, ushqimi tjetër shije dhe gjumi tjetër qetësi e prehje.

 

Detajet e librit
2089
0

Të dhënat

Autori
Martin Camaj
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001640

Botuesi: Princi

Buzë të ngrira në gaz, Zef Zorba

Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

Prit edhe pak, Dritëro Agolli

Aspak s'e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80 – të vitet dhe kur, siç i thotë Nilo Milto Sotir Gurrës "ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy".
101,27 SEK 112,53 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lejania, Petro Marko

Kur Ramiz Varvarica u vra në luftën e Spanjës, Petro Marko bëri diçka të pazakontë: bashkë me mikun varrosi edhe vargjet e tij, që të mos binin  në duart e fashistëve, nëse edhe  ai vetë do të vriten....
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000867

Botuesi: Te tjere

Lotet e Nimfes, Lediana Paja

Titulli: Lotët e NimfësPoeziAutori: Lediana PajaShtëpia botuese: RozafaVendi dhe Viti: Prishtinë 2008f. 72Pesha: 0.07Mbi autorenLediana Paja u lind në qytetin e Korcës. Atje kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet
31,98 SEK 35,54 SEK
More
In Stock

Botuesi: Bard

Gabimi i shqisave, Dije Demiri- Frangu

Subjekti lirik i poezisë së Dije Demiri- Frangut është një qënie që jeton në kafaz, që po tkurret gjithnjë e më shumë, që po zhbëhet dalëngadalë, nën ndryshimin e erozionin e pamëshirshëm të kohës.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2087

Botuesi: Princi

Heshtjen duke gërmuar, Romeo Çollaku

Romeo Çollaku ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze. Është vlerësuar me çmimin e revistës "Aleph" për përkthimin në vitin 2000, si dhe me çmimet kombëtare "Fan Noli" (për përkthimin, 2007) dhe "Mitrush Kuteli" (për tregimin, 2009). 
53,30 SEK 59,23 SEK
More
In Stock
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathë, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në këtë botim përfshihen novelat: Katundi me gjuhë të fshehtë, Rrungaja në Mars, Gjon Gazulli, Jesminë, Bigami, Pishtarët e natës dhe Shkundullima.  
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002069

Botuesi: Onufri

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë...
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu më vete e me tjerë, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje