Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Vepra e Plote Poetike, Ali Asllani
  • Vepra e Plote Poetike, Ali Asllani

Vepra e Plote Poetike, Ali Asllani

SKU001677
Te tjere

Vjershat më të mira të Ali Asllanit janë si farë pjesësh të vogla muzikore, pikërisht për shkak të ekspresivitetit të tyre të veçantë eufonik.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 147,60 SEK Up to 442,81 SEK
149,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vepra e Plotë Poetike (kopertinë e trashë)
Origjinali: Vepra e Plotë Poetike (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi
Autori: Ali Asllani
Përgatitur nga: Nasho Jorgaqi & Ardian Klosi
Shtëpia botuese: K&B
Viti: 2011
Fq. 384
Pesha: 0.638 kg.
ISBN: 978-99956-840-8-2

Mbi librin

Së fundmi vjen edhe "Vepra e plotë poetike" e atdhetarit Ali Asllani. Për herë të parë, pas një numri sprovash e përzgjedhjesh prej vitit 1992 e këtej, krijimtaria e poetit i jepet e plotë publikut. Duke e patur në dorë publiku do të kuptojë që Ali Asllani, i cili në dhjetëvjeçarin e kaluar shpesh u trajtua si një barb gjysëm – folklorik, në të vërtetë është një nga poetet më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit 20. Hapi i krijimtarisë së tij shkon nga poezia e mirëfilltë patriotike-politike, te sotirat e holla shoqërore e sidomos poezia lirike-sensuale, ku rivalet i ka veç në krijuesit anonimë të popullit dhe poetët e mëdhenj të Orientit.

Fragment nga libri

Si përhera në shtëpi
dhe përhera puth e pi,
Pi e puth,
Si një zog i zën në kurth
Përpëlite nëpër odë,
Mbush një got e zbraz një gotë
dhe më flet për poezi

Komente mbi autorin

"Ali Asllani çfaqet si një bir i vërtetë i vendlindjes së tij duke kënduar burrërinë me akcente që janë një dokument atdhedashurie e gjelozije kombëtare shqiptare tradicionale."

Lasgush Poradeci

"Njohës i thellë i kulturës antike sidomos asaj greke, i botës lindore, i letërsisë perëndimore, para së gjithas asaj franceze e italiane, i ndërgjegjshëm se, ashtu si dhe vetë Shqipëria, ai gjendej në takimin dhe ndarjen e dy botëve, krenar më në fund që ishte vlonjat, dmth luftëtar për Pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të parë shqiptar... përsëri ndërgjegjia politike e Ali Asllanit zotërohet fuqishëm prej ndërgjegjies së tij poetike, që është shprehje dhe vokacion më i natyrshëm i këtij njeriu. Ali Asllani me shpirt bëri jetën e poezisë së vet."

Fatos Arapi

"Vjershat më të mira të Ali Asllanit janë si farë pjesësh të vogla muzikore, pikërisht për shkak të ekspresivitetit të tyre të veçantë eufonik. Shëmbëllyeshëm Nolit, edhe ai përsërit me mjeshtëri tingujt e natyrshëm më ekspresivë, krijon asonanca dhe aliteracione të mrekullueshme, që në ndonjë rast janë më të shquara se ato të Nolit. Ali Asllani, pa dyshim, është krijues i rrallë i poezisë shqipe."

Rexhep Qosja

Mbi autorin

Ali Asllani (1882 – 1966) është pa dyshim së bashku me Lasgushin një nga poetët më të rëndësishëm të Jugut shqiptar në gjashtë dhjetëvjeçarë pas Pavarësisë. Ai arriti ta kapë shpirtin e poezisë anonime shqipe si rrallëkush tjetër. Dhe meqë i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, trimërisë e dashurisë së mirëfilltë dionisiake, gabimisht e mbajtën si një poet gjysmë – folklorik. Ndërkaq poezia e tij ishte po aq e kultivuar sa dhe jeta dhe pamja sqimatare e ish – sekretarit të qeverisë së Ismail Qemalit, e diplomatit të viteve '20 e '30 dhe kryebashkiakut të Vlorës.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001677
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Pasojat e dashurisë, Albana Shala

E shkruar me kulturë, imagjinatë, ritem dhe rrjedhshmëri poezia e Albana Shalës vjen natyrshëm si një rrëfim intim, personal, e që në të njëjtën kohë është po aq universal, sepse i përket secilit prej nesh.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Transkript nga krevati tjetër, Ervin Hatibi

Gurore dhe robër lufte nën Gjinkalla të Sirakuzës E sata herë në histori që shkruhet  Për ta: djem Athine, robër dërrmuar Nën gjinkalla siciliane Gjinkalla mesdite, metronomë Robër athinas që recitojnë Në radhë, zinxhirët prush në qafë Para kritikut letrar lokal Buzët plagë, përcëlluar Kishin sulmuar Sirakuzën
115,00 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000028

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 1, Faik Konica

• Poezi dhe prozë poetike • Portrete dhe proza të shkurtra • Për gjuhën, letërsinë • Përkthime
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000029

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 2, Faik Konica

• Proza e gjatë dhe estetika • Katër pralla nga Zullulandi • Shqipëria si m'u duk • Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit • Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000031

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 4, Faik Konica

Vëllimi i katërt përmbledh letërkëmbimin, i cili, edhe pse nuk është i plotë, paraqet një "terra incognita" të hapësirave koniciane. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapu
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001134

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 5, Faik Konica

Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
92,00 SEK
More
Ne gjendje