• Banner

Pasojat e dashurisë, Albana Shala

E shkruar me kulturë, imagjinatë, ritem dhe rrjedhshmëri poezia e Albana Shalës vjen natyrshëm si një rrëfim intim, personal, e që në të njëjtën kohë është po aq universal, sepse i përket secilit prej nesh.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Pasojat e dashurisë
Origjinali: Pasojat e dashurisë
Gjinia: Poezi
Autori:  Albana Shala
Shtëpia botuese: Carabela
Viti: 2022
Fq. 106
Pesha: 0.139 kg
ISBN: 978-90-832272-0-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nuk ka gjë që nuk mund të thuhet. Te pathënat i përkasin kohës së perëndive. Megjithatë, diçka ka mbetur ende e pathënë. Dhe Albana Shala për këtë shkruan... poezitë e saj rreken të na mësojnë se si të marrim frymë ndryshe.
Andrea Grill, shkrimtare

‘dicka te ngadaltë ky ritual shpalosës dëshire që si llavë rrëshqet e gjithçka përpin', me ato copëza shpirti të hedhura në letër aq me kujdes dhe pastërti, në një meditim poetik që të ngre diku mes yjesh dhe në imtesi neutronesh të marrësh me vete një diçka të re, të bukur që veten përsërit si një lule sa here që brishtë hap petalet e saj. Albana Shala sjell me ketë libër një lirikë që i këndon dashurisë me një formë mendimi të ri, që të mban pezull në vargun fisnik e tejet të ndjeshëm.
Emil Asdurian, shkrimtar

E shkruar me kulturë, imagjinatë, ritem dhe rrjedhshmëri poezia e Albana Shalës vjen natyrshëm si një rrëfim intim, personal, e që në të njëjtën kohë është po aq universal, sepse i përket secilit prej nesh. "Pasojat e dashurise”, është një libër i frymëzuar nga pasioni, që na zbulon nga një poezi në tjetrën, pasurinë e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, misterin e dashurisë, atë që Octavio Paz e quan metaforë universale par exellence, pikë kryqëzimin e të gjithë forcave dhe farën e të gjithe formave.
Lazer Stani, shkrimtar

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Një ditë si Sofia, Monika Shoshori Stafa

I rashë me forcë drurit të vjetër, të lashtë, aq sa dukej si kishte mbirë aty që kur kishte qenë fidan. Nga brenda doli një burrë mbi të 50-tat. A mund të flasim bashkë, ju lutem? Nuk prita të merrja pëlqimin dhe vijova: Si është puna e aeroportit? A ma shpjegoni me detaje?

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Vepra e plotë Gergj Fishta, vol.1-10

• Vepra 1- Mrizi i Zanave • Vepra 2- Vallja e Parrizit • Vepra 3- Poezi të përkthyera • Vepra 4- Lahuta e Malcis, Mojs Golemi • Vepra 5- Dramatika • Vepra 6- Dramatika • Vepra 7- Satira • Vepra 8- Satira • Vepra 9- Publicistika • Vepra 10-Publicistika

Çmimi 15 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000009

Botuesi: Migjeni

Vargjet e lira, Novelat e qytetit të Veriut, Migjeni

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)