Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Kundërpërfytyrime, Natasha Lako
  • Kundërpërfytyrime, Natasha Lako

Kundërpërfytyrime, Natasha Lako

Onufri

Duhet ta gjejmë një përgjigje edhe për lirikën që mbijetoi jo tek të gjithë poetët, në motet kur bora nuk lejonte të shihje as çatitë e kuqe dhe as pemët e zhveshura, por të ndjeje se nën të pranverën që lëvizte, siç i gjejmë të shkruara që kohë më parë në poezinë e Natasha Lakos.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kundërpërfytyrime
Origjinali:Kundërpërfytyrime
Kategoria: Poezi
Autori:  Natasha Lako
Botues: Onufri
Viti: 2023
Fq. 196
Pesha: 0.300 kg
ISBN: 978-9938-391-80-3
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Duhet ta gjejmë një përgjigje edhe për lirikën që mbijetoi jo tek të gjithë poetët, në motet kur bora nuk lejonte të shihje as çatitë e kuqe dhe as pemët e zhveshura, por të ndjeje se nën të pranverën që lëvizte, siç i gjejmë të shkruara që kohë më parë në poezinë e Natasha Lakos.

Ndaj dhe poetët si ajo nuk e shmangin shikimin as nga dashuria, nga kohët e bukura të trupit dhe drita e Mesdheut dhe as nga të uriturit shqiptarë, plaga që shkohet në pe, aplikacioni për punë të rregullt në Gjermani, nga lajmi se nuk e ke fituar lotarinë amerikane, nga kredia e madhe dhe puthjet edhe më të mëdha të një të dashuri që e fshehim në zemër a dollapin e shtëpisë, duke ndenjur përballë lexuesit drejt e drejt, duke e këqyrur në sy – njëlloj si lauresha që këmbehet në shteg me gjahtarin, në atë “qytetin femëror”, që shfaqet dhe zhduket brenda këtij libri.

Me këtë libër Natasha Lako nuk rend të ndriçojë ndokënd a t’i mësojë ndokujt ecjen majëgishtave, rregullin, si të mos bëjë zhurmë dhe si të lërë gjurmë në një jetë që ndryshon dhe përsëritet përherë nga fillimi, si të qenkësh krejt e re. Dhe kjo për shkak të poetit që vendos rendin që emërtohet sipas tij, që nga ai çast kur poezia hyn siç hyn ndonjë trup në kohë dhe në hapësirë apo si kundërtrupi në mishin tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789938391803
ean13
9789938391803
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2305

Botuesi: Te tjere

Skalitur me buze shpirti, Ardi Omeri

Unë fola me Afërditën, ju e dëgjuat?Nën tinguj violine më depërtoi në shpirtMë këndoi një këngë aq të dlirë,Sa dhe nata urdhëroiYjet të bëjnë dritë!
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Qeramikiana, Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar katër përmbledhje me poezi si edhe një sërë botimesh studimore dhe përkthimesh nga suedishtja.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, vjersha të tjera, Naim Frashëri

Në lirikën e tij është përfaqësuar njeriu i asaj kohe me një kompleksitet ndjenjash e mendimesh, me vrulle të papërmbajtura patriotike dhe ndonjëherë me rënie shpirtërore për jetën personale, i etur për dituri e përparim dhe i trazuar nga ndjenja e paragjykime mistike.
3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Mbrojtja e Hekubës, Lindita Ahmeti

Poezia e Lindita Ahmetit karakterizohet nga niveli i lartë i figurshmërisë, nivel i cili shtrihet dhe formësohet brenda një rrjeti të gjerë referencash.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.
17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.
5,10 GBP
More
Në gjendje