Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Blloku, Isuf Kalo
  • Blloku, Isuf Kalo
  • Blloku, Isuf Kalo

Blloku, Isuf Kalo

UET Press

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.

13,88 GBP
12,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Blloku
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Isuf Kalo
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2019
Fq. 642
Pesha: 1.030 kg.
ISBN: 978-9928-236-78-4

Komente mbi librin

“Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi. Një libër që duhet lexuar nga kushdo.”

Fatos Tarifa

“Në emër të Ismailit, por dhe timit natyrisht, dua t’ju shpreh kënaqësinë e thellë që jemi duke provuar nga leximi i librit tuaj. Libri është shkruar shumë bukur dhe me shumë kujdes, çka nuk ka qenë e lehtë për një temë kaq delikate.”

Miqësisht, Ismail dhe Helena Kadare

“Autori i ngjason një gjiganti të fjetur, i cili zgjohet për të na befasuar e impresionuar me stil, informacion, diagnostikim, konsiderata origjinale dhe deduksione polemizuese, sikur gjithë jetën ta ketë kaluar së marri me artin e fjalës e jo me shkrimin e recetave për të zgjatur jetën. Megjithatë, i bindur te vetja se në të dyja rastet i ka shërbyer jetës me të njëjtin pasion. Merreni librin dhe do ta lëshoni vetëm kur ta keni përfunduar...”

Luciano Boçi

Detajet e librit
UET Press
9789928236784
9789928236784
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
17,48 GBP 19,43 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001603

Botuesi: Plejad

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 
10,41 GBP 11,56 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.
10,41 GBP 11,56 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
13,32 GBP 14,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
13,32 GBP 14,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Maks Velo, jetë paralele

Publikimi i plotë i dosjes nga UET Press së Velos është ndoshta biografia më e mirë që ai do të ketë ndonjëherë, realizuar nga ata që kërkonin ekzekutimin e tij. Nga dokumenti i parë deri tek i fundit (106), ju do të shihni ngjarje e njerëz që bënë jo vetëm historinë e jetës së Velos, por dhe historinë e artit shqiptar nën komunizëm.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Pabesia e një ambasadori në Tiranë, Xhovani Shyti

Personazh të tij janë figura të njohura politike dhe të qeverisjes, por edhe të fushës së diplomacisë perëndimore të perfshire në atë që autori e etiketon si pabesi jo vetëm në kurriz të shqiptarëve të përfshirë në anarkinë e vitit të mbrapshtë '97, por edhe pabesi ndaj unionit perëndimor pjesë të ushtrisë së të cilit kishin zbritur në tokën e shqiponjave...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje