Titulli: Katër motra kokë më vete, Përpara me gjithë fuqinë
Origjinali: Die Chaosschwestern starten durch!
Gjinia: Roman
Autori: Dagmar H. Mueller
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 264
Pesha: 0.349 kg.
ISBN: 978-9928-00-301-0
Mbi librin
Motrat e mëdha kanë përgjegjësi. Jo rastësisht kanë aq shumë përvojë kur është fjala për kremra, rimele, djem dhe për fat të keq edhe për mbarëvajtje dhe nota jo të shkëlqyera në shkollë... E rëndësishme është t’i përcjellësh diçka një motre të vogël: kurrë mos u dorëzo. Nuk ia vlen të dorëzohesh!
Vendimi u mor: pulat e gjora, të burgosura në një qendër industriale mbarështimi, duhen shpëtuar me çdo kusht. Këtë e kanë marrë përsipër Gregori dhe Livi, e cila arrin të përfshijë edhe motrat e saj të mrekullueshme. Me ndihmën e tyre asgjë s’mund të shkojë ters... apo jo?
Ndërkaq një surprizë e bujshme trondit atë jetë sadopak të qetë të familjes Martini: mama Irisi është ftuar në talk show – n më të famshëm televiziv. Kështu, mes incidenteve, aksioneve të dështuara të spiunazhit shkollor, keqkuptimeve dhe brengave të zemrës, jeta e vrundullt e familjes Martini ecën përpara nga një ngjarje befasuese në tjetrën.