Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shkolla e spiunazhit, Stuart Gibbs, vol. 1
  • Shkolla e spiunazhit, Stuart Gibbs, vol. 1

Shkolla e spiunazhit, Stuart Gibbs, vol. 1

Botart

A mundet që një nxënës i shkëlqyer në lëndët shkencore, sidomos në matematikë, të bëhet një agjent i famshëm sekret? Ben Ripleji shpreson shumë që të jetë e mundur, sepse ndoshta nga kjo do të varet jeta e tij! Paçka se është thjesht një nxënës, qysh tani ai ka arritur ta gjejë punën e ëndrrave të tij. Ku? Në CIA.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkolla e spiunazhit, vëllimi i parë
Origjinali: Spy School
Gjinia: Roman
Autori: Stuart Gibbs
Shqipëroi: Ino Gramozi
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2018
Fq. 312
Pesha: 0.388 kg.
ISBN: 978-9928-219-93-0

Mbi librin

A mundet që një nxënës i shkëlqyer në lëndët shkencore, sidomos në matematikë, të bëhet një agjent i famshëm sekret? Ben Ripleji shpreson shumë që të jetë e mundur, sepse ndoshta nga kjo do të varet jeta e tij! Paçka se është thjesht një nxënës, qysh tani ai ka arritur ta gjejë punën e ëndrrave të tij. Ku? Në CIA.

E besoni dot? Edhe pse në pamje të parë ai nuk ta jep aspak përshtypjen e një agjenti sekret. Në fakt, Beni është aq i tersët, sa nuk kalon ditë pa u futur në telashe. Si naiv që ishte, Beni u hodh përpjetë nga gëzimi kur i ofruan të ndiqte një shkollë me drejtim shkencor – por u trondit pa masë kur zbuloi se në të vërtetë ajo ishte një shkollë spiunazhi ku përgatiteshin agjentë sekretë të së ardhmes nga vetë CIA. Të ishte vallë, e mundur që CIA vërtet të ishte e interesuar për të?...

Fragment nga libri

Agjenti: Ben Ripleji, 12 vjeç

Misioni: të mbijetojë në "shkollën e shkencave", e cila në fakt është një akademi ku CIA përgatit agjentët sekretë të së ardhmes. Dhe të zërë një të dashur.

Objektivat:

1. Të zbulojë agjentin e dyfishtë tinëzar që është infiltruar në shkollë.
2. Të shpëtojë i gjallë.
3. T'u vërtetojë të gjithëve se ka këllqe të bëhet agjent sekret, të tregohet pehlivan e t'u shpëtojë rreziqeve që i kanosen dhe të mos duket më i mefshtë e i leshtë.

Detajet e librit
9789928219930
9789928219930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2517

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 6, Nje tutu me shume, Beatrice Masini

Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël e i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj, madje në çdo ngjarje.
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001785

Botuesi: Aeditions

Gjithcka qe duhet te dini, Enciklopedi per femije

Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.
24,08 CHF 26,75 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2949

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 7, Perendim me tigrin dhembemprehte, Mary Pope Osborne

Epoka e Akullit është shumë e ftohtë... për dy fëmijë me rroba banje! Xheku dhe Ani pothuajse ngrijnë së ftohti kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i hedh ata në kohën e njerëzve që jetonin në shpella dhe mamuthëve leshatorë. Por asgjë nuk mund t'i ndalë ata përpara një tjetër aventure të çmendur... madje as tigri dhëmbëmprehtë!
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001985

Botuesi: Plejad

Historia e Mesjetes, Samuel B. Harding

Titulli: Historia e MesjetësGjinia: Histori, përshtatje për fëmijëAutori: Samuel B. HardingShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 226Pesha: 0.243 kgISBN: 978-99956-57-72-7
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000970

Botuesi: Dituria

E fshehta e unazes prej rubini, Yvonne MacGrory

Irlanda e 1885 – ës ishte Irlanda e tokës së paqetë, e dënimeve, bojkotimeve. Çarls Stjuart Parnel, atëherë në kulmin e pushtetit, ishte mbret i pakurorëzuar. E fshehta e unazës prej rubini është historia e Lusit dhe e aventurave të saj në botën e panjohur ku befas është gjendur.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2463

Botuesi: Redona

Vitet e rinise, Arcibald Kronin

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë.
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar