• Banner

Shkolla nentevjecare Me hiqni nga ketu, James Patterson
  • Shkolla nentevjecare Me hiqni nga ketu, James Patterson

Shkolla nëntëvjeçare "Më hiqni nga këtu!", James Patterson

Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më i keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim!

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkolla nëntëvjeçare "Më hiqni nga këtu!" (kopertinë e trashë)
Origjinali: Middle school: Get me out of here
Gjinia: Roman
Autori: James Patterson
Shqipëroi: Anila Duka
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 276
Pesha: 0.437 kg.
ISBN: 978-9928-00-268-6

Mbi librin

Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më i keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim!

Shkolla ishte më e vështirë nga sa kujtonte ai dhe, për të dalë mirë në mësime, i duhej të gjente një mënyrë për ta kthyer jetën e tij të mërzitshme në një frymëzim për një vepër artistike. Metoda e tij? Operacioni: "Jeto për s'mbari!"

Gjithçka që nuk e kishte bërë më parë, nisi ta bënte tani, nga mësimi i lojës së pokerit deri te vizitat nëpër muzetë e artit modern. Por kur misioni i tij më i ri zbulon të fshehta për familjen, që ai nuk i kishte ditur kurrë, i duhet të vendosë nëse është gati ta shohë botën të përmbysyr kokëposhtë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.

Çmimi 350 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001866

Botuesi: Te tjere

Nje cope toke nen qiell, Viktor Canosinaj

Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati. Shqiptarët të përshkruar si pjella biblike me të mirat dhe të këqijat e tyre, trimërinë, nderin, urrejtjen, hakmarrjen, mercenarizmin, përçarjen deri në ndarjen tragjike që solli komunizmi.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Histori kësisoj, Rudyard Kipling

Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Nxënësi i ri, Jerry Craft

Shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështirë, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënësi i porsaardhur. A do të mësojë Xhordani se si të përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtojë vetveten?

Çmimi 1 190 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden, J. K. Rowling

Eksploruesi dhe magjizoologu Njut Skamandër sapo ka mbaruar një udhëtim rreth botës në kërkim të krijesave magjike të pazakonshme. Mbërrin në Nju Jork, duke menduar se qëndrimi i tij do të jetë një ndalesë e shkurtër. Por, kur valixhja e tij magjike hapet gabimisht, disa nga kafshët fantastike të Njutit arratisen nëpër dhe qytet dhe telashet fillojnë për...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2833

Botuesi: Te tjere

Hajdi, Johanna Spyri

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)