Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Vitet e rinise, Arcibald Kronin
  • Vitet e rinise, Arcibald Kronin

Vitet e rinise, Arcibald Kronin

2463
Redona

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë.

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vitet e rinisë
Gjinia: Roman
Autori: Arçibald Kronin
Shqipëroi: Donika Budo
Shtëpia botuese: Redona
Viti: 2003
Fq. 144
Pesha: 0.181 kg
ISBN: 978-99927-911-1

Mbi autorin

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme fillon studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Me përfundimin e fakultetit punon si mjek anijeje, në spitale, inspektor sanitar i minierave të qymyrgurit. Punon shumë e pa u lodhur. Në vitin 1925 Universiteti i Gllasgout i jep titullin ''Doktor i Shkencave Mjekësore''.

Në vitin 1926 transferohet në Londër. Shumë shpejt doktori nga Uellsi bëhet i njohur në të gjithë Londrën. Por, Arçibald Kronin sëmuret rëndë. Ka nevojë për pushim të gjatë. Kështu braktis Londrën dhe kthehet në Skocinë e tij të dashur. Këtu rizgjohet pasioni për letërsinë.

Në moshën 35 vjeçare, Kronin braktis përfundimisht mjekësinë dhe i kthehet letërsisë. 13 vjet më vonë shkruan romanin "Vitet e rinisë", në të cilin u rikthehet kujtimeve të vegjëlisë. Mbi librin Robert Shenoni i vogël, heroi i romanit, jeton në një qytet të vogël skocez. Mëson në shkollën ku kishte mësuar edhe autori.

Ai jeton në një ambient mbytës, të cilin Kronini e urrente. Robert Shenoni jeton e rritet në shtëpinë e të afërmve të tij. Është tepër i ndrojtur dhe i vetmuar. Ai është irlandez, katolik. Jeta e tij në shtëpi, në Lomond Vju është e vështirë.

"Në Lomond Vju, -thotë zoti Leki, - asnjë dysh nuk shkon kot". Koprracia e gjyshit bën që familja të ushqehet keq. Para! Para! Vetëm kësaj logjike i nënshtrohet çdo gjë në shtëpi. Nuk është çudi që Robert Shenoni i urren paratë më gjithë shpirt. Dalëngadalë në jetën e tij ndodhin ndryshime. Ai gjen miq. Por rruga e jetës është e vështirë dhe e mundimshme.

Megjithatë në fund të romanit djaloshi arrin të realizojë ëndrrën e tij. Ai shkon të studiojë në universitet. Romani është shkruar bukur dhe me vërtetësi. Autori nuk i zbukuron personazhet e tij, nuk i fsheh të metat e tyre. Ata përshkruhen të gjallë. Na duket sikur i njohim, jetojmë mes tyre.

Detajet e librit
Redona
2463
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

E qeshura e Epikurit, Yan Marchand, Jeremie Fischer

E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai do të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të më varfërojë dhe se do t'u japë urdhra perëndive të Olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurtë! Kurrë ai nuk do të më pengojë mua të jetoj i lumtur, sepse unë kam vendosur të mos...
700 Lekë
More

Botuesi: Botart

Tom Gejts, Justifikime të shkëlqyera, Liz Pichon

Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mjeshtri i tmerrshëm, Jozua Douglas

Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë. Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... 
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Një histori me qen, libri i dymbëdhjetë,Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa. Asaj i pëlqen shumë të shkojë te fqinjët e gjyshit. Atje është si në panairet e Parisit: ka kafshë të të gjitha llojeve, si pula, bretkosa, peshq, pata, gjithashtu, edhe lepuj, lepuj të mrekullueshëm...
420 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Alienët e vegjël pushtuan mësuesen time, Pamela Butchart

Izi dhe shoqet e saj janë vërtet të habitura kur zonjusha Xhons fillon të sillet e dashur me to. Sepse ajo është mësuesja që kishte buzëqeshur fshehtazi kur Mejzi Mileri kishte rënë nga karrigia. Dhe pastaj në tryezën e saj shfaqet ai arushi prej pelushi me fjalët "Ti je e bukur" të shkruara në bark.
800 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Superaventurat e Elenës, Philip Osbourne

Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet  mbi vjedhjen misterioze që rrezikon daljen e CD-së së re e të shumëpritur të Lady Vagas…  Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të  gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në  përfundim të...
690 Lekë
More

Botuesi: Botart

Si të grabitësh një bankë, Tom Mitchell

Unë grabita një bankë për shkak të ndjenjës së fajit. Më saktë: ndjenjës së fajit dhe një qiriu aromatik nepalez. Kur pesëmbëdhjetëvjeçari Dilan djeg shtëpinë e vajzës që do të bëjë për vete, mendon se vetëm një gjest i madh mund ta kompensojë këtë gjë: grabitja e bankës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
950 Lekë
More