Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Pinoku, Carlo Collodi
  • Pinoku, Carlo Collodi

Pinoku, Carlo Collodi

2569
Extra

Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku).

3,21 CHF
2,89 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pinoku
Origjinali: Pinocchio
Gjinia: Roman
Autori: Carlo Collodi
Shqipëroi: Robert Anastasi
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 2010
Fq. 184
Pesha: 0.201 kg
ISBN: 978-99956-16-45-8

Mbi librin

Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku). Librin e quajtur "Pinocchio" e ka shkruar italiani nga qyteti i Firences Karlo Kolodi (1826 - 1890).

Ky libër për fëmijë është përkthyer në mbi 80 gjuhë të botës dhe janë realizuar shumë filma. Kjo është historia e një buratini prej druri që flet, mendon dhe vepron si të ishte një fëmijë i vërtetë. Aty paraqiten të gjitha aventurat e këtij djali që e lë shkollën, që u beson këshillave të të këqijve dhe që nuk ndjek këshillat e njerëzve që ia donin të mirën.

Ai i nxjerr shumë telashe babait të vet Xhepeto, por më së fundi Pinoku, mbas shumë aventurash dhe pësimesh transformohet në një fëmijë të vërtetë dhe të rregullt. Mbi autorin Karlo Kolodi (pseudonimi i Karlo Lorencini) lindi në Firence më 24 nëntor 1826. Ai ishte gazetar (iu kushtua kryesisht kronikës dhe teatrit) dhe në vitin 1860 ishte redaktor teatri dhe i ngarkuar me shtypin në Prefekturën e Firences.

Ndër veprat e tij përmenden: "Rrëfimet e Zanave" (1876), "Giannettino" (1877), "Minuzzolo" (1878), "Njollat" (1879), "Sy e hundë" (1881), "Aventurat e Pinoku, historia e një kukulle prej druri" (1883), "Histori gazmore" (1887). Vdiq në Firence më 26 tetor 1890.

Detajet e librit
Extra
2569
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Si katër çiliminj u bënë biznesmenë, Bedri Dedja

Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë përsëri në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000521

Botuesi: OMSCA-1

Etika per vajzat, V. Ivanova

A dini të silleni siç duhet? A e dini ç'do të thotë etikë? A dini si të silleni në situata të ndryshme? Ky libër ju mëson si të silleni drejt në shkollë e në shtëpi, në rrugë e në udhëtim, në teatër e muze, në diskotekë e në bar.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Thellësitë e liqenit të harruar, vol. 3, Martin Barry

E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001999

Botuesi: Pegi

Këpucët rozë 4, Balerina të vërteta, Beatrice Masini

Madamë Olenska njofton në klasën e Xhoit se do të fillojnë të kërcejnë me puantè, ndonëse ato janë të vogla dhe programi nuk ua lejon. Është njëlloj si të rriten para kohe, diçka që nis t'i tmerrojë paksa vajzat. Ndërsa Xhonatani krijon koreografinë e tij të parë, madje provokon xhelozitë e para të jetës së tij. 
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2949

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 7, Perendim me tigrin dhembemprehte, Mary Pope Osborne

Epoka e Akullit është shumë e ftohtë... për dy fëmijë me rroba banje! Xheku dhe Ani pothuajse ngrijnë së ftohti kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i hedh ata në kohën e njerëzve që jetonin në shpella dhe mamuthëve leshatorë. Por asgjë nuk mund t'i ndalë ata përpara një tjetër aventure të çmendur... madje as tigri dhëmbëmprehtë!
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Përralla para gjumit

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.
5,59 CHF 6,21 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000200

Botuesi: Cabej

Pinoku, liber me formuese

Titulli: PinokGjinia: PuzzlesShtëpia botuese: ÇabejFq. 6Pesha: 0.461 kg Tregon në puzzle historinë e Pinokut që del nga barku i Balenës, një libër i mrekullueshëm për të vegjëlit dy deri në gjashtë vjeç.
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2772

Botuesi: Aeditions

Pinoku, perralle me mozaike dhe muzike

Na ishte njëherë një vogëlush jo i zakonshëm prej druri, të cili papritur, ngaqë nuk bindej, i dolën veshë të mëdhenj si të gomarit dhe, ngaqë gënjente, iu rrit hunda. Fëmijët e tjerë qeshnin me të madhe kur e shihnin... Dëshiron të dëgjosh se si qeshnin fëmijët me vogëlushin tonë? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje