Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
Shkolla e magjisë dhe histori të tjera, Michael Ende
  • Shkolla e magjisë dhe histori të tjera, Michael Ende

Shkolla e magjisë dhe histori të tjera, Michael Ende

Botimet Dudaj

Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit.

900 Lekë
810 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi



Titulli: Shkolla e magjisë dhe histori të tjera
Origjinali: Die Zauberschule und andere Geschichten
Gjinia: Roman
Autori: Michael Ende
Shqipëroi: Doreida Gedaj (Kafexhiu)
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 288
Pesha: 0.341 kg
ISBN: 978-99943-0-189-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë, bota fantastike e Endes mund të jetë një dritë e vogël në mes të mjegullës, nëse është e vërtetë, siç thotë vetë autori, se   kur një njeri humbet aftësinë për të fantazuar, humbet edhe vlerat më të thella që janë shumë të rëndësishme për t 'i pasur në jetën e përditshme, për të krijuar dhe shpikur. Dhe nëse herë pas here nuk bëjmë një udhëtim nëpër fantazi, në kërkim të vlerave tona, ato do të humbasin përgjithnjë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994301898
ean13
9789994301898
5 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Xhim Kopsa dhe Lukas Makinisti, Michael Ende

Miqësia e tyre lindi që ditën kur Xhimi i vogël zbarkon në një pako në ishullin e vogël të Vendit të Ngazëllimit. Bashkë me lokomotivën Ema, ata do të përjetojnë aventurat më emocionuese me pseudogjigantë, gjysmëdragonj dhe shumë krijesa të tjera të jashtëzakonshme.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000054

Botuesi: Albas

Historia pa mbarim, Michael Ende

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një...
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000066

Botuesi: Albas

Xhim Kopsa dhe trembëdhjetë të tërbuarit, Michael Ende

Lokomotiva e vogël Moli është rrëmbyer nga një bandë piratësh e quajtur 13 të Tërbuarit. Kopsa dhe miku i tij i mirë, Lukasi, duhet ta çlirojnë me çdo kusht! Asnjë rrugë nuk është aq e largët, asnjë det nuk është aq i thellë dhe asnjë mal nuk shtë aq i lartë sa t’i ndalë dy miqtë e përjetshëm në këtë aventurë të re!
1 035 Lekë 1 150 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Follow us on Facebook