Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
City Spies, James Ponti
  • City Spies, James Ponti

City Spies, James Ponti

Dituria

Askush nuk mund të thotë që të shpëtosh botën, është e lehtë.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: City Spies, Skuadra sekrete “Qyteti”, vol.1
Kategoria: Roman
Autori: James Ponti
Perktheu: Oriana Tamburi
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 312
Pesha: 0.420 kg
ISBN: 978-9928-366-86-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë seri të re emocionuese që Stuart Gibbsi e quajti “a must-read”, James Ponti, fitues i Edgar Award, bashkon pesë fëmijë nga e gjithë bota dhe i transformon në agjentë sekretë të jetës reale.

Sara Martinez është një haker. Është vetëm 12 vjeçe, por nuk ka sistem kompjuterik në botë që mund t’i shpëtojë mendjes së saj. Madje arrin të futet edhe në rrjetin e Gjykatës për të Mitur në Nju Jork (por mbani shënim, vetëm për një kauzë të mirë). Pret ta trajtojnë si një heroinë dhe befas i duhet të dalë para gjykatësit. Për ta shpëtuar nga akuzat, mbërrin një avokat misterioz, që në të vërtetë është kreu i një shkolle shumë sekrete për spiunë adoleshentë, e lidhur me MI6, Shërbimin Sekret Britanik!

Sara rekrutohet dhe takohet me shokët e rinj të skuadrës: Katin, Rion, Parisin dhe Sidnein. Secili prej tyre ka një talent të jashtëzakonshëm, si ajo. Stërvitja sapo ka filluar dhe shumë shpejt skuadra e spiunëve do të gjendet në Paris, ku po zhvillohet një samit ndërkombëtar i të rinjve për klimën, të cilit po i afrohet një kërcënim i errët...
Sarës i duhet të hakërojë kompjuterin e një shkolle rivale për t’i penguar që të fitojnë një milion euro, të kacavaret tridhjetë metra anës murit të një ndërtese, të përpiqet të ndalë një kriminel të rrezikshëm... Askush nuk mund të thotë që të shpëtosh botën, është e lehtë.

Një mision i parë që do të ndiqet nga shumë të tjerë, në vëllimet e ardhshme. Skuadra e agjentëve sekretë nuk ka pse t’i ketë zili bëmat e Agjentit 007!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366863
ean13
9789928366863
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Rrjeta e Sharlotës, E. B. White

Rrjeta e saj na tregon për ndjenjat e merimangës ndaj një derrkuci të vogël me emrin Uilbur, ashtu si edhe për ndjenjat e një vajze të vogël të quajtur Fern... e cila gjithashtu e do shumë Uilburin. Këto dashuri ndahen midis miliona lexuesish.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Sekreti, libri i gjashtë, Suzi Klajn

Shshttt!... A doni të dini një sekret? Song Li, një shoqja e klasës së Herrit, sjell në klasë një bretkosë dhe e ushqen me mëlçi. Herri si aventurier që është bën sikur dashurohet pas saj. Epo mendje fëmijë si ai, por Dagu, shoku i tij i ngushtë, e mori seriozisht dhe nuk mund ta besonte.
2,55 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2407

Botuesi: Te tjere

Eragon, Christopher Paolini

Eragon, një prej librave më të shitur dhe i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është një "Një vepër e një talenti të madh", siç e cilëson edhe The New York Times Book Review. Ai është një prej librave të letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
8,08 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Si të grabitësh një bankë, Tom Mitchell

Unë grabita një bankë për shkak të ndjenjës së fajit. Më saktë: ndjenjës së fajit dhe një qiriu aromatik nepalez. Kur pesëmbëdhjetëvjeçari Dilan djeg shtëpinë e vajzës që do të bëjë për vete, mendon se vetëm një gjest i madh mund ta kompensojë këtë gjë: grabitja e bankës.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2311

Botuesi: Redona

Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije

Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej
2,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Shtriga më e keqe, libri i parë, Jill Murphy

Mildred Habëll është shtriga më e keqe në Akademinë e Shtrigave të zonjës Kekëll. Ajo gjithmonë i ngatërron fjalët magjike, por ia del disi mbanë, deri në momentin që e shndërron Itelin, manaren e mësueses, në armiken e saj më të tmerrshme.
4,25 GBP
More
Në gjendje