Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
City Spies, James Ponti
  • City Spies, James Ponti

City Spies, James Ponti

Dituria

Askush nuk mund të thotë që të shpëtosh botën, është e lehtë.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: City Spies, Skuadra sekrete “Qyteti”, vol.1
Kategoria: Roman
Autori: James Ponti
Perktheu: Oriana Tamburi
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 312
Pesha: 0.420 kg
ISBN: 978-9928-366-86-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë seri të re emocionuese që Stuart Gibbsi e quajti “a must-read”, James Ponti, fitues i Edgar Award, bashkon pesë fëmijë nga e gjithë bota dhe i transformon në agjentë sekretë të jetës reale.

Sara Martinez është një haker. Është vetëm 12 vjeçe, por nuk ka sistem kompjuterik në botë që mund t’i shpëtojë mendjes së saj. Madje arrin të futet edhe në rrjetin e Gjykatës për të Mitur në Nju Jork (por mbani shënim, vetëm për një kauzë të mirë). Pret ta trajtojnë si një heroinë dhe befas i duhet të dalë para gjykatësit. Për ta shpëtuar nga akuzat, mbërrin një avokat misterioz, që në të vërtetë është kreu i një shkolle shumë sekrete për spiunë adoleshentë, e lidhur me MI6, Shërbimin Sekret Britanik!

Sara rekrutohet dhe takohet me shokët e rinj të skuadrës: Katin, Rion, Parisin dhe Sidnein. Secili prej tyre ka një talent të jashtëzakonshëm, si ajo. Stërvitja sapo ka filluar dhe shumë shpejt skuadra e spiunëve do të gjendet në Paris, ku po zhvillohet një samit ndërkombëtar i të rinjve për klimën, të cilit po i afrohet një kërcënim i errët...
Sarës i duhet të hakërojë kompjuterin e një shkolle rivale për t’i penguar që të fitojnë një milion euro, të kacavaret tridhjetë metra anës murit të një ndërtese, të përpiqet të ndalë një kriminel të rrezikshëm... Askush nuk mund të thotë që të shpëtosh botën, është e lehtë.

Një mision i parë që do të ndiqet nga shumë të tjerë, në vëllimet e ardhshme. Skuadra e agjentëve sekretë nuk ka pse t’i ketë zili bëmat e Agjentit 007!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366863
ean13
9789928366863
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001882

Botuesi: Te tjere

Biri i erës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. 
270 Lekë 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Çika: Në betejë me inteligjencën artificiale, Albana Osmani

Historia daton në vitin 2117... Planeti Tokë ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme. Një rendi i ri, i drejtuar nga qeveria ndërplanetare, është vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë. Pjesëza e munguar fshihet te një vajzë, i është tejçuar asaj kohë më parë, aty në cepin idilik mes maleve. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vajza online provon solon, Zoe Sugg

Peni është gati të përballet me botën, e vetme, teksa fillon vitin shkollor. Noah është zhdukur, pasi e ka mbyllur më herët turneun e tij botëror dhe askush, përfshirë edhe Penin, nuk e di se ku ndodhet ai.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2700

Botuesi: Botart

Zotni Qelbashi, David Walliams

Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit!
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje