Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Fjalor i gjuhës shqipe 2006
  • Fjalor i gjuhes shqipe
  • Fjalor i gjuhës shqipe 2006
  • Fjalor i gjuhës shqipe 2006
  • Fjalor i gjuhës shqipe 2006
  • Fjalor i gjuhës shqipe 2006
  • Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

SKU001446
Te tjere

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka përditësuar kënaqshëm fjalorin. 

25,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalor i gjuhës shqipe 2006, me rreth 48 mijë fjalë (me kopertinë të trashë)
Origjinali: Fjalor i gjuhës shqipe 2006, me rreth 48 mijë fjalë (me kopertinë të trashë)
Gjinia: Fjalor
Autorë: Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë
Viti: 2006
Fq. 1252
Pesha: 1.287 kg.
ISBN: 978-99943-817-5-X

Mbi fjalorin

“Fjalori” është vepër leksikografike, që ruan në shkallën më të lartë vlerat kryesore të fjalorve të mëparshëm shpjegues të shqipes dhe synon t’i  rritë dukshëm këto vlera, si me fjalë e kuptime, ashtu edhe me ndërtimin e çdo zëri leksikografik. Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka përditësuar kënaqshëm fjalorin. 

Si fjalë themelore ai ka mbi 43000 njësi, si fjalë që përdoruesi i fjalorit i ndërton vetë sipas shkurtesave ka mbi 4500 njësi. Gjithsej fjalori përmban 48000 fjalë, përveç shumë njësive frazeologjike dhe thënieve. Shpresojmë që kjo lëndë e pasur në këtë tip fjalori të kënaqë kërkesat e përdoruesve të tij.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001446

Referencat specifike

isbn
978999438175
ean13
978999438175
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Poeteka & Ideart

Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka

“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.
7,23 GBP
More
Në gjendje

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.
9,35 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: EDFA Botime

Udhëtim në mbretërinë e shahut, Jurij Averbah, Mihail Bejlin

Libri që i paraqitet lexuesit është një nga më të mirët për të mësuar shahun, këtë lojë kaq të bukur mijëravjeçare, së cilës nuk i është gjetur fundi deri më sot. Atë do ta lexojnë e studiojnë jo vetëm fillestarët, por edhe ata që tashmë kanë një përvojë. Libri është shkruar me një gjuhë tërheqëse.
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2637

Botuesi: Plejad

Te ushqehemi drejt sipas grupeve te gjakut, Peter D'Adamo

Dr. Peter J. D'Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Biseda me Kafkën, Gustav Janouch

Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Sapiens, Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Si të dalloni një gënjeshtar, James W. Williams

Ky është një shpjegim paksa i zymtë, por nëse njerëzit janë të pamoralshëm ose thjesht u mungojnë aftësitë personale, do të përjetoni çaste në jetë kur njerëzit do t'ju gënjejnë dhe do të shtrembërojnë të vërtetën. Por çfarë do të ndodhte sikur të kishte një mënyrë për të parë shenjat dhe për të ditur saktësisht kur ndodh një gjë e tillë?
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albin

Nafta në Albanide, Vangjel Kici

Vangjel Kici u lind në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1935. Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniku i naftës) në Kuçovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Pragës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1956 – 1961). U diplomua gjeolog – paleontolog në Universitetin e Tiranës (1963).
1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Psikologjia e një martese të lumtur, Nevzat Tarhan

Këtu do të mësoni mbi komunikimin me partnerin në martesë, gjuhën e dashurisë dhe gabimet në komunikim, raportin midis dashurisë, por edhe momentet e vështira në martesë dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.
5,95 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000294

Botuesi: Cabej

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.
15,30 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
25,50 GBP
More
Ka mbaruar