Ky është zëri im, Angie Thomas

Dhe gjithë zemërimin dhe inatin e vet, Brija e shfryn në këngën e saj të parë... për shumë arsye të gabuara. Shumë shpejt Brija e gjen veten në qendër të një polemike, e portretizuar nga media më shumë si e rrezikshme sesa si repere.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ky është zëri im

Origjinali: On the come up

Gjinia: Roman

Autori: Angie Thomas

Shqipëroi: Sokol Mici

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 432 

Pesha: 0.535 kg

ISBN: 978-9928-341-00-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Brija gjashtëmbëdhjetëvjeçare dëshiron të bëhet një repere e madhe. Ose, të paktën, të fitojë betejën e parë. Si vajza e një legjende të hip-hop-it underground, i cili vdes vetëm pak kohë para se të arrinte të bëhej i suksesshëm, Brisë i duhet të matet me një emër shumë të madh. Por është e vështirë të ngrihesh, kur në shkollë të vënë etiketa, të tilla si e paedukuar, apo kur frigoriferi në shtëpi është bosh, pasi mamaja jote ka humbur punën.

Dhe gjithë zemërimin dhe inatin e vet, Brija e shfryn në këngën e saj të parë... për shumë arsye të gabuara. Shumë shpejt Brija e gjen veten në qendër të një polemike, e portretizuar nga media më shumë si e rrezikshme sesa si repere. E ndodhur nën presionin e dëbimit nga shtëpia, pasi familja e saj nuk paguante dot qiranë, Brija jo vetëm do, por duhet t'ia dalë mbanë medoemos. Edhe sikur t'i duhej të bëhej pikërisht ajo që mendonte publiku se ishte.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928341006
ean13
9789928341006
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Fajin ma ka gjuha, Virgjil Muçi

Të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç mund të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritshme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

E ka radhën tjetri, Karen M. McManus

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Mos ia thuaj askujt, Karen M. McManus

Një qytet model fsheh sekrete. Sekrete që dikush do të vriste për t'i ruajtur. Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Enciklopedia e madhe e trupit të njeriut

Atë mund ta përdorin të gjithë fëmijët e adoleshentët që duan të njohin gjithçka mbi pjesët dhe funksionimin e trupit të njeriut, që u pëlqen mjekësia dhe që u nevojitet për të sqaruar si duhet e për të ilustruar tema të ndryshme mësimore në lëndë, si: dituria e natyrës, biologjia, anatomia etj.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)