- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kris është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia. Por, në mesin e kësaj bote kaq kaotike dhe të dhunshme, ai gjen edhe njerëz të mrekullueshëm me të cilët ndjehet si në familjen që ka ëndërruar, të cilën nuk e ka pasur kurrë.
Titulli: Bulevard, një histori tragjike, një gjuhë e ashpër por e bukur
Origjinali: Le boulevard
Kategoria: Roman
Autori: Jean-François Sénéchal
Shqipëroi: Fabiola Kadi
Botues: Ombra GVG
Viti i botimit: 2024
Faqe: 036
Pesha: 0.41 kg
ISBN: 978-9928064530
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi autorin
Jean-François Sénéchal ka mbaruar studimet për antropologji, të cilën e braktisi shpejt, duke iu përkushtuar ëndrrës së hershme për letërsinë. Ai është fitues i çmimeve: Prix Jeunesse nga libraritë e Québec-ut, Adolecteurs si dhe Bernadette-Renauld.
Romani "Bulevard", i cili qëndron në listën e nderit të IBBY-së që nga viti 2018, mund të lexohet nga të gjithë, pavarësisht moshës së tyre...
Mbi librin
Kris është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia. Por, në mesin e kësaj bote kaq kaotike dhe të dhunshme, ai gjen edhe njerëz të mrekullueshëm me të cilët ndjehet si në familjen që ka ëndërruar, të cilën nuk e ka pasur kurrë. Edhe pse Kris është një djalosh me aftësi të kufizuara të intelektit, kjo aventurë mbijetese do ta mësojë jo vetëm të përballojë fatin që i ka rënë, por do të dijë edhe se si të kërkojë të drejtën për të qenë i lumtur.
Me "Bulevard" Jean-François Sénéchal ofron një histori prekëse, sa të vështirë aq edhe tragji-komike. Ky është një roman i shkruar me gjuhë të thjeshtë, gazmore dhe me ndjenja të sinqerta njerëzore. Naiviteti i Krisit e bën atë një personazh me një botë shpirtërore të madhe dhe mbresëlënëse. është e pamundur t'i mbash lotët.
Vlerësime
"Bulevard" është një roman i shkruar me shumë emocion, ngrohtësi dhe ndjeshmëri. është një bulevard në lëvizje, që na mëson se si duhet të përdorim një gjuhë komunikimi të pa rënduar.
Ëshhtë një respekt i gjallë ndaj personave me aftësi ndryshe, i fitores kundër bullizmit dhe i pranimit të të tjerëve, ashtu siç ata janë. E rekomandoj që të lexohet nga mësuesit, veçanërisht nga nxënësit e moshës 12 vjeç e lart.
Një sugjerim nga Anne Kichenapanaïdou
La librarie du Verdun
Kris është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia. Por, në mesin e kësaj bote kaq kaotike dhe të dhunshme, ai gjen edhe njerëz të mrekullueshëm me të cilët ndjehet si në familjen që ka ëndërruar, të cilën nuk e ka pasur kurrë.
check_circle
check_circle