• Banner

Akidja e Imam Tahavit, pajisur me shenime nga Hamza Jusuf

Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.

6,23 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Akidja e Imam Tahavit, pajisur me shënime nga Hamza Jusuf
Origjinali: The creed of Imam al Tahavit
Gjinia: Literaturë fetare
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Qendra Studimore Fetare Erasmus
Viti: 2014
Fq. 176
Pesha: 0.333 kg.
ISBN: 978-9928-4085-2-5

Komente mbi librin

"Ndër shumë përkthime të akides së Imam Tahavit që gjenden në treg, ai i Shejhi Hamza Jusufit, sipas mendimit tim, është dukshëm interpretimi më i mirë gjer më sot i këtij traktati të famshëm dhe shumë të rëndësishëm. Nuk mund të presim më pak prej një dijetari të kalibrit të Shejh Hamza Jusufit, për shkak të zotërimit të gjuhës së tij amtare, anglishtes, si dhe të gjuhës arabe, që e ka mësuar e përvetësuar shumë mirë."

Dr. Nizam Jakubi, Myfti i Bahrejnit

"Shejh Hamza Jusuf u ka bërë një shërbim jo vetëm myslimanëve, por edhe një publiku më të gjerë, me përkthimin e tij të ri të "Akides së Imam Tahavit", të shoqëruar me një hyrje ndriçuese me natyrë historike, si dhe me biografi ndihmëse e shënime të gjera. Përkthimi i tij është formal pa qenë arkaik dhe është i shkruar në një stil që të krishterët mund ta njohin prej formulimeve të veta të kredos.

Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.

Së dyti, ajo u siguron të krishterëve, që gjithashtu kanë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillojnë formulime të kredos, një mundësi për të parë drejtë se ku afrohet më shumë koncepti islam për Zotin me konceptin e krishterë për Zotin. Kjo ndihmon shumë për të ulur besueshmërinë e qasjeve që këmbëngulin në një konceptim të thelluar bipolar të Krishtërimit dhe të Islamit. Myslimanët dhe të krishterët duhet ta mirëpresin këtë botim."

Dr. Roman Williams, arqipeshkëv i Kentërbërit, Mbretëria e Bashkuar

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
9 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani

(0)

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000936

Botuesi: Te tjere

Muhamedi, nje biografi e profetit

(0)

Titulli: Muhamedi një biografi e profetitAutori: Karen ArmstrongPërktheu: Sali AgaBoton: Jehona Study Center, 2006F. 352Pesha: 0.47 kg“Muhamedi, një biografi e profetit” – është një hulumtim me shumë kujdes i historis&eum

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Kultura Islame, reviste fetare

(0)

"Kultura Islame" është organ i Komunitetit Musliman Shqiptar, e përmuajtshme fetare, filozofike, letrare, morale dhe shoqërore. Në këtë vëllim janë paraqitur botimet për periudhën shtator 1939 – gusht 1940.

Çmimi 2 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000756

Botuesi: Onufri

Fjalor baze i Islamit, Ruqaiyyah Waris Maqsood

(0)

Titulli: Fjalor bazë i IslamitLiteraturë fetarePërmban mbi 1500 terma islameAutori: Ruqaiyyah Waris MaqsoodPërkthyen nga origjinali anglisht: Ermal Bega & Mr. Xhabir HamitiShtëpia botuese: ACFOS, 2008F. 310Pesha: 0.35 kg

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001670

Botuesi: Te tjere

Qenia Njerezore dhe Caktimi Hyjnor, Murteda Mutahhari

(0)

Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar
chat Përshtypjet (0)