Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Stuhi shpatash, George R. R. Martin, libri i pare
  • Stuhi shpatash, George R. R. Martin, libri i pare

Stuhi shpatash, George R. R. Martin, libri i parë

Morava

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

14,83 
13,35  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stuhi shpatash, libri i parë
Origjinali: A Storm of Swords: Book Three of A Song of Ice and Fire
Gjinia: Roman
Autori: George R. R. Martin
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2018
Fq. 528
Pesha: 0.681 kg.
ISBN: 978-9928-208-67-5

Mbi librin

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

Xhofri është ulur në Fronin e Hekurt, si trashëgimtari i ligjshëm i Robertit dhe sundimtari më i urryer që ka qeverisur ndonjëherë Shtatë Mbretëritë. Rivali i tij më i hidhur, Lordi Stanis po shëron plagët, i mposhtur dhe i turpëruar, në betejën e fundit, viktimë e priftëreshës së kuqe që e mban atë në grackën e saj.

Ujku i Ri vazhdon të qeverisë Veriun nga kështjella e Cekëtinës së Rrjedhës, ndërsa aleatët po i largohen një e nga një. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e 3 dragonjve të vetëm të mbetur në botë, rrezikon gjithçka për të blerë një ushtri dhe për t'u nisur përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Dhe, ndërkaq forcat e errëta Përtej Kufindarësit po përparojnë për përballjen përfundimtare. Një ushtri barbarësh mbërrin në Kufindarës, shoqëruar nga një hordhi Tjetërsojësh dhe të vdekurish që ecin, të cilët nuk mund t'i ndalë asgjë përveç draguaqelqit.

Lufta ka filluar që në çastin kur bota zuri fill dhe, para se të marrë fund, tërë njerëzit duhet të zgjedhin në cilën anë do të rreshtohen. Nën anën e R'llorit, Zotit të Dritës, apo Zotit të Tjetërsojve, emri i të cilit nuk mund të thuhet.

Zgjedhja nuk është mes Barathionëve dhe Lenisterëve, apo mes Greixhojve apo Starkëve. Është mes jetës dhe vdekjes. Mes territ dhe dritës. Ndërsa e ardhmja e mbretërisë së njeriut varet në fije të perit, askush nuk do të ketë paqe derisa të Shtatë Mbretëritë të kenë shpërthyer në një stuhi të vërtetë shpatash...

Komente mbi librin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."

Publishers Weekly

"Libri më i rëndësishëm i fantazisë për këtë dekadë... një libër që të bën vartës."

Denver Post

"Një sagë e shkëlqyer... me një fabul të ndërlikuar gjithë krijimtari."

Bookpage

"Nga ata që ndjekin traditën e madhështisë së fantazisë epike, Martin është pa dyshim më i miri. Në fakt, mund ta themi me gojën plot se ka ardhur çasti ta shpallim Tolkien i Amerikës."

Time

Detajet e librit
Morava
9789928208675
9789928208675
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 7, Sëmundja e Atlantidës, Eoin Colfer

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
6,67  7,42 
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.
12,24  13,59 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fjala e miut, James Patterson

 Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Insektet punëtore lëvizin dhe flasin

Shiko se si një milingonë po çon kërcellin te foleja e saj. Shiko edhe merimangën që krijon me shumë zotësi rrjetën e saj. Këto insekte nuk rrinë dot pa punuar. Udhëto edhe ti bashkë me ta nëpër rrugët e çuditshme (rrugëzat zbavitëse).
10,90  12,11 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000055

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Rikthimi i Mbretit, Libri i tretë, J.R.R. Tolkien

Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen. Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.
13,35  14,83 
More
Në gjendje

Jeronim Stilton, Një fundjavë e çmendur për Jeronimin

Pinki sërish sajoi një nga ato çapkënllëqet e veta! Më regjistroi fshehurazi, pa më pyetur, në Garën më të çmendur të Botës me patina të shpejta si rrufe... ishte një makth i vërtetë ajo fundjavë! Në fund të gjithë kësaj, ju betohem për mustaqet e gjyshit tim, mezi prisja të kthehesha një sekondë e më parë në zyrë!
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Guximtarët, Julian Clary

Zonja Guximtari bën kapele të jashtëzakonshme me bikerinat e vezëve dhe kockat e pulave.Zoti Guximtari shkruan barsoleta për letrat e karameleve të Krishtlindjes dhe është shumë i dhënë pas rrëmimit nëpër koshat e plehrave.
8,90  9,89 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Morava

Gjueti fronesh, George R. R. Martin

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.
20,02  22,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i parë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i dytë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...
11,12  12,36 
More
Në gjendje