- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
Titulli: Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit
Origjinali: Artemis Fowl
Gjinia: Roman
Autori: Eoin Colfer
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 272
Pesha: 0.246 kg.
ISBN: 978-99943-0-006-8
Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin të cilin Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh. Ky është rrëfimi i luftës së tij personale me zanat, qipujt, koboldët, njomët dhe trollët dhe mbi të gjitha me superpolicen karkanxhollike Magjistricë Shtupa: një betejë e cila ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh 12 vjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond – it dhe me kurajën e Indiana Jones – it është në gjendje ta çajë përpara...
Ky është një tekno – thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën. Këtë herë Artemis Fow – li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.
Epo mirë, Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, i cili është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet... por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxhollë Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandanti Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit...
"I gjallë e plot jetë, zbavitës, një përzierje joshëse e ngjashme me historitë e James Bondit, e mbushur me zana dhe doza të stërmëdha teknologjie. Për lexuesit... "e lidhur në rrjet"
Buffalo News
"Djaloshi ia doli mbanë përsëri! Harry Potter do të bënte mirë të fillonte e të ruhej. Dhjetë me yll."
Entertainment Weekly
"Prozë e rrjedhshme, dialogë të gjallë dhe humor therës: lexues, do ta mbani dritën ndezur në zemër të natës vetëm për të arritur në faqen e fundit."
Publishers Weekly
Eoin Colfer ka lindur në Irlandë, në Wexford, në vitin 1965. Ka qenë mësues për pesëmbëdhjetë vjet dhe, pasi ka jetuar në Tunizi, Itali dhe Arabi Saudite, është kthyer përfundimisht në qytetin e tij të lindjes. Ka filluar të shkruajë që në moshë të re, por falë aventurave të Artemis Fowl – it ky shkrimtar është bërë i njohur në të gjithë botën. Pas shitjes së miliona librave anembanë botës, saga e Artemisit po shndërrohet në një film të jashtëzakonshëm nga Miramax dhe të prodhuar nga Robert De Niro.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botart
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000797
Botuesi: Cabej
Botuesi: Pegi
Botuesi: Botart
Referenca: SKU000559
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000466
Botuesi: Pegi
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2745
Botuesi: Pegi
Botuesi: Botart
Botuesi: Botime Impression
Referenca: SKU000305
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000473
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000474
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001725
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001726
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
check_circle
check_circle