

Banner
Botimi që keni ndër duar, përmbledh në një vëllim të vetëm disa prej teksteve më të rëndësishme apokrife të Besëlidhjes së Re.
Titulli: Apokrifet
Origjinali: Apokrifet
Gjinia: Ungjilli
Shqipëroi: Shpëtim Kelmendi
Shtëpia botuese: Zenit
Viti: 2022
Fq. 256
Pesha: 0. 372 kg
ISBN: 978-9928-293-26-8
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Zbulimi, më 1945, pranë qytetit të Nag Hamadit, në Egjiptin e Sipërm, i një koleksioni tekstesh të hershme të krishtera (e ashtuquajtura ‘Biblioteka e Nag Hamadit’, ‘Dorëshkrimet e Kenoboskionit’ a ‘Ungjijtë gnostikë’), përtëriu, në mes të shek. XX, interesin e specialistëve për një prej rrymave më interesante të Krishtërimit të hershëm, Gnosticizmin. Këto dhe zbulimi, dy vite më vonë, në Kumran, i Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur, përbëjnë ndoshta zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë biblike të të gjitha kohërave.
Që prej asaj kohe është bërë një punë e jashtëzakonshme për sistemimin, restaurimin, studimin, interpretimin dhe përkthimin e tyre në të gjitha gjuhët e mëdha të botës. Ndaj përkthimi nga Shpëtim Kelmendi dhe botimi i një pjese të rëndësishme të tyre në shqip, duhet kremtuar si një ngjarje e shënuar. Sepse shqipja, pas asaj furie të çuditshme ikonoklaste, që gërryeu seriozisht fuqinë abstraguese të saj, ka nevojë të ngutshme të ripërtërijë metafizikën e vet. A nuk ju duket se hapja ndaj një realiteti të shenjtëruar nga prania e Krishtit është një nisje e mbarë? Nuk ka rëndësi që ky Krisht (në të vërtetë, Krishtër, meqenëse ka aq Krishtër sa ç’ka dhe ungjij) është dëbuar nga kanoni: duke qenë se rron në gjuhë, Ai (Ata), që erdhi për të shëlbuar, është i shëlbuar përgjithnjë nëpërmjet gjuhës.
Botimi që keni ndër duar, përmbledh në një vëllim të vetëm disa prej teksteve më të rëndësishme apokrife të Besëlidhjes së Re, të cilat mund t’i grupojmë në disa zhanre: ‘ungjijtë gnostikë’ (Ungjilli i Tomës, Ungjilli i Maries, Ungjilli i së vërtetës, Ungjilli i Judës dhe Ungjilli i Filipit), ‘ungjijtë e fëmijërisë’ (Protoungjilli i Jakobit dhe Ungjilli i Pseudo Mateut), ‘cikli i Pilatit’ (Letër e Pilatit drejtuar Herodit, Letër e Herodit drejtuar Pilatit, Letër e Ponc Pilatit drejtuar Tiberit, Letër e Tiberit drejtuar Pilatit) etj.
Botuesi: Ars&Academic
Që nga shekulli i XI-të e deri në Rilindje gërmat arabe ndeshen rregullisht në artin europian. Kjo ishte zgjedhje e vetëdijshme e artistëve sepse shkrimi me gërma arabe në veshjet e karaktereve tregonte se ata janë nga Toka e Shenjtë.
Mirë se erdhe në këtë eksplorim të mrekullueshëm të Perëndisë, jetës dhe besimit! Në këtë udhëtim, do të ecësh përkrah një burri, i cili kishte shumë pyetje dhe dyshime në zemrën e tij. Ai quhet Nikodem. Nikodemi pati mundësinë t’i bënte Perëndisë pyetjet që kishte dhe t’i shprehte dyshimet e tij. Ai mund të ketë pasur ndonjë pyetje të njëjtë me të tuat...
Botuesi: Te tjere
Thellësia dhe kompleksiteti i Jezusit i shkërmoqin sistemet tona të thjeshta të të menduarit. Ai i hutoi skribët krenarë me urtësinë e tij, por fëmijët e kuptonin dhe e donin.
Botuesi: Helga's Secrets
Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?
Me fjalor aq të thjeshtë, sa nuk mund të humbni në përgjithësime.Andaj vazhdoni, tani. Më pyetni çfarëdo. Çfarëdo ta giej menyrën se si të ju përgjigjem. Do ta shfrytëzoj githë universin per ta bërë këtë.
The Christian art and culture in general that has been developed and has resisted the aggression and the successive storms in the country, is a precious element, irreplaceable of the consciousness, but also of the subconscious of the Albanian people.
Izutsu pohon se, sipas konceptimit kuranor, Zoti është u një natyre etike dhe vepron mbi njeriun në mënyrë etike. Implikimet që rezultojnë për njerin janë me shtrirje të skajshme, që kërkojnë përkushtim jo thjesht ndaj Zotit, por edhe ndaj projektimit të jetës në mënyrë etike. Izutsu tregon se sipas Kuranit, përgjigja jonë etike ndaj veprimeve të Zotit...
Botuesi: Albas
Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe...
Çdo kapitull (sure) është shoqëruar me një parathënie, që hedh dritë mbi temat e saj. Përveç kësaj, në shënime ka komentim të shumë vargjeve (të ajeteve), që tregojnë lidhjen mes tyre dhe që shpalosin domethënie plot me spiritualizëm, histori, fakte shkencore, përgjigje të akuzave, të cilat disa kritikë ngrenë kundër Islamit, dhe ka edhe shumë elemente të...
Botimi që keni ndër duar, përmbledh në një vëllim të vetëm disa prej teksteve më të rëndësishme apokrife të Besëlidhjes së Re.