• Banner

Rizbulo Kishën, Collin Hansen, Jonathan Leeman

Përmes referencave biblike dhe historive personale, ata u tregojnë lexuesve synimin e vërtetë të Perëndisë për të mbledhurit bashkë: për t’i forcuar anëtarët nga ana frymërore si individë dhe si trupi i Krishtit. Në një epokë kur njerëzit kalojnë shumë kollaj nga një kishë te tjetra dhe mund të ndjekin shërbesat që transmetohen drejtpërdrejt, zbulo sërish pse e ardhmja e kishës varet nga besimtarë, të cilët mblidhen rregullisht si familja e Perëndisë.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rizbulo Kishën: Pse është thelbësor trupi i krishtit

Origjinali: Ridiscover the Church: Why the Body of Christ is Essential

Autori: Collin Hansen, Jonathan Leeman

Shqipëroi: Asim Hamza

Shtëpia botuese: Koalicioni Shqiptar i Ungjillit

Viti: 2021

Fq. 178

Pesha: 0.206 kg

ISBN: 978-9928-295-91-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Një i krishterë pa një kishë është një i krishterë në telashe.”

Në librin Rizbulo Kishën, Collin Hansen dhe Jonathan Leeman diskutojnë pse kisha është thelbësore për besimtarët dhe për misionin e Perëndisë. Përmes referencave biblike dhe historive personale, ata u tregojnë lexuesve synimin e vërtetë të Perëndisë për të mbledhurit bashkë: për t’i forcuar anëtarët nga ana frymërore si individë dhe si trupi i Krishtit. Në një epokë kur njerëzit kalojnë shumë kollaj nga një kishë te tjetra dhe mund të ndjekin shërbesat që transmetohen drejtpërdrejt, zbulo sërish pse e ardhmja e kishës varet nga besimtarë, të cilët mblidhen rregullisht si familja e Perëndisë.

Ky libër është një kujtesë me vend që kisha është shumë më tepër se thjesht një transmetim i drejtpërdrejtë—kisha është bashkësia thelbësore e popullit të Perëndisë, e cila çon përpara misionin e Perëndisë.

Perëndia nuk na fton në kishë, për shkak se ajo është një vend i rehatshëm për të gjetur pak inkurajim frymëror... Ai na mirëpret në një familje, e cila rrallëherë është ajo që duam, e megjithatë është pikërisht ajo që kemi nevojë.

Mbi autorin

Collin Hansen (MDiv, Trinity Evangelical Divinity School) shërben si zëvendëspresident për përmbajtjen dhe si kryeredaktor për “The Gospel Coalition”. Ai prezanton podkastin “Gospelbound” dhe është gjithashtu bashkautor i librit Gospelbound: Living with Resolute Hope in an Anxious Age. Ai shërben si plak kishe në Kishën Redeemer Community në Birmingam, Alabama, si dhe është pjesë e bordit këshillimor të Shkollës Teologjike Beeson Divinity. Ju mund ta ndiqni në profilin e tij në Twitter @collinhansen.

Jonathan Leeman (PhD, University of Wales) është drejtori i redaktimeve për 9Marks si dhe bashkëprezantues i podkastit Pastor’s Talk. Ai është autori ose redaktori i dhjetëra librave dhe jep mësim në disa seminare teologjike. Jonathan jeton me bashkëshorten e tij dhe me katër vajzat e tyre në rrethinat e Washington DC, dhe është plak kishe në Kishën Baptiste Cheverly. Ju mund ta ndiqni në profilin e tij në Twitter @jonathanleeman.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri

Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Jusufi me Zelihanë, Hafiz Ali Korça

Në gjuhën shqipe, kjo histori e treguar në prozë nga Hafiz Ali Korça, është padyshim një nga arritjet më të larta të letërsisë së shkruar shqipe, pavarësisht se u la në harresë nga sistemi komunist, si shumë libra të tjerë të Hafiz Ali Korçës e të shumë dijetarëve të tjerë muslimanë shqiptarë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Ungjilli, Ray Ortlund

Sherlok Holms foli për profesor Moriartin si “Napoleoni i krimit”, dhe ne bëjmë mirë ta konsiderojmë satanin si “Napoleoni i mëkatit”. Satani vazhdon të jetë aktiv dhe po mban të njëjtin ritëm me Perëndinë, duke u përpjekur që me dinakëri të shkatërrojë punën e Perëndis dhe të ndërpresë planet e tij për t’i bërë të mira popullit të tij dhe për t’i dhënë...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Islami, Murad Hofmann

Për të kërkuar njohuri të besueshme rreth Islamit në këto kohë të bën një përshtypje veçanërisht të madhe sepse ai është i vetmi religjion që po shtohet më shumë. Tashmë rreth 1.3 miliardë njerëz konsiderohen muslimanë, dhe ky numër po rritet në çdo minutë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Koncepte etiko-fetare në Kuran, Toshihiko Izutsu

Izutsu pohon se, sipas konceptimit kuranor, Zoti është u një natyre etike dhe vepron mbi njeriun në mënyrë etike. Implikimet që rezultojnë për njerin janë me shtrirje të skajshme, që kërkojnë përkushtim jo thjesht ndaj Zotit, por edhe ndaj projektimit të jetës në mënyrë etike. Izutsu tregon se sipas Kuranit, përgjigja jonë etike ndaj veprimeve të Zotit...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Lindja e dytë, Robert Krause

Mirë se erdhe në këtë eksplorim të mrekullueshëm të Perëndisë, jetës dhe besimit! Në këtë udhëtim, do të ecësh përkrah një burri, i cili kishte shumë pyetje dhe dyshime në zemrën e tij. Ai quhet Nikodem. Nikodemi pati mundësinë t’i bënte Perëndisë pyetjet që kishte dhe t’i shprehte dyshimet e tij. Ai mund të ketë pasur ndonjë pyetje të njëjtë me të tuat...

Çmimi 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një histori e Zotit, Karen Armstrong

Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Zellplotë, David Michael

A ndien një barrë që fëmijët që po rriten në familjet dhe kishat tuaja të besojnë në Krishtin? A e vret mendjen, nëse po bën gjërat e duhura për t’i udhëhequr ata te besimi shpëtues? A të ka lëshuar zemra në përpjekjet e tua për të mësuar dhe drejtuar brezin e ardhshëm?

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam, Halima Al-Ghrari

Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam. Këta personalitete të shquara kontribuan në përparimin e...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)