Titulli: Rizbulo Kishën: Pse është thelbësor trupi i krishtit
Origjinali: Ridiscover the Church: Why the Body of Christ is Essential
Autori: Collin Hansen, Jonathan Leeman
Shqipëroi: Asim Hamza
Shtëpia botuese: Koalicioni Shqiptar i Ungjillit
Viti: 2021
Fq. 178
Pesha: 0.206 kg
ISBN: 978-9928-295-91-0
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
“Një i krishterë pa një kishë është një i krishterë në telashe.”
Në librin Rizbulo Kishën, Collin Hansen dhe Jonathan Leeman diskutojnë pse kisha është thelbësore për besimtarët dhe për misionin e Perëndisë. Përmes referencave biblike dhe historive personale, ata u tregojnë lexuesve synimin e vërtetë të Perëndisë për të mbledhurit bashkë: për t’i forcuar anëtarët nga ana frymërore si individë dhe si trupi i Krishtit. Në një epokë kur njerëzit kalojnë shumë kollaj nga një kishë te tjetra dhe mund të ndjekin shërbesat që transmetohen drejtpërdrejt, zbulo sërish pse e ardhmja e kishës varet nga besimtarë, të cilët mblidhen rregullisht si familja e Perëndisë.
Ky libër është një kujtesë me vend që kisha është shumë më tepër se thjesht një transmetim i drejtpërdrejtë—kisha është bashkësia thelbësore e popullit të Perëndisë, e cila çon përpara misionin e Perëndisë.
Perëndia nuk na fton në kishë, për shkak se ajo është një vend i rehatshëm për të gjetur pak inkurajim frymëror... Ai na mirëpret në një familje, e cila rrallëherë është ajo që duam, e megjithatë është pikërisht ajo që kemi nevojë.
Mbi autorin
Collin Hansen (MDiv, Trinity Evangelical Divinity School) shërben si zëvendëspresident për përmbajtjen dhe si kryeredaktor për “The Gospel Coalition”. Ai prezanton podkastin “Gospelbound” dhe është gjithashtu bashkautor i librit Gospelbound: Living with Resolute Hope in an Anxious Age. Ai shërben si plak kishe në Kishën Redeemer Community në Birmingam, Alabama, si dhe është pjesë e bordit këshillimor të Shkollës Teologjike Beeson Divinity. Ju mund ta ndiqni në profilin e tij në Twitter @collinhansen.
Jonathan Leeman (PhD, University of Wales) është drejtori i redaktimeve për 9Marks si dhe bashkëprezantues i podkastit Pastor’s Talk. Ai është autori ose redaktori i dhjetëra librave dhe jep mësim në disa seminare teologjike. Jonathan jeton me bashkëshorten e tij dhe me katër vajzat e tyre në rrethinat e Washington DC, dhe është plak kishe në Kishën Baptiste Cheverly. Ju mund ta ndiqni në profilin e tij në Twitter @jonathanleeman.