• Banner

Kodi i vetëbesimit për vajzat, Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley
  • Kodi i vetëbesimit për vajzat, Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley

Kodi i vetëbesimit për vajzat, Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley

Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve?

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kodi i vetëbesimit për vajzat
Origjinali: The Confidence Code for girls
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley
Shqipëroi: Aulona Ormeni
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2019
Fq. 312
Pesha: 0.413 kg.
ISBN: 978-9928-286-23-9

Mbi librin

Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve?

Epo, mbase lista jote e gjërave për të cilat duhet guxim është krejt e ndryshme nga kjo. Por, cilatdo qofshin ato, në këtë libër rrëfehet sekreti për t’i bërë realitet: “Vetëbesimi. Ai të jep forcën për të bërë çdo gjë që dëshiron.”

I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndshme, si dhe me ngarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim.

Shumë shpejt do të shndërrohesh në një vajzë që vepron, do të ndërmarrësh rreziqe, të cilat do të të çojnë drejt aventurave të mëdha, si dhe do të marrësh përsipër sfida të cilat nuk i kishe imagjinuar kurrë.

Komente mbi librin

“Ky është libri që i duhet çdo vajze për t’i bërë ëndrrat realitet!”

Laurie Hernandez, gjimnaste, fituese e medaljes së arit në Lojërat Olimpike dhe autore e librit të shumëshitur “l got this”

“Do të kisha dashur ta kisha këtë libër kur isha një vajzë e re... jam shumë e lumtur që tashmë vajzat e kanë.”

Sheryl Sandberg, një ndër koordinatoret e Facebook – ut dhe themeluese e shoqatave “Lean in” dhe “Option B”

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit

Libri “Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi tabelën e shumëzimit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Zbavitu me matematikën, Sarah Lindsay

Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për numrat është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë t'i përgjigjet pyetjeve, të plotësojë librin dhe të zbavitet duke mësuar.

Çmimi 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vëllai im është autik, Jennifer Moore-Mallinos

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2241

Botuesi: Botart

Libri i disiplinës, William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjenitë e mendimit, Leonardo dhe pena që vizatoi të ardhmen, Luka Noveli

Leonardo ka qenë piktor, arkitekt, teknolog, filozof dhe kërkues shkencor. Ai u bë mit që në kohën e tij. Ishte një shpikës i madh dhe nëse puna e tij do të ishte zbatuar me korrektësi, ndoshta Napoleoni do të kishte udhëtuar me aeroplan dhe ndoshta do të kishim kolonizuar që tani planetët e sistemit diellor.

Çmimi 390 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)