
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij.
Titulli: Të gjithë këtu! Alle Da! (kopertinë e trashë)
Origjinali: Të gjithë këtu! Alle Da!
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Anja Tuckerman, Tine Schulz
Shqipëroi: Eljana Mankollari
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 56
Pesha: 0.472 kg.
ISBN: 978-9928-230-10-2
Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij.
Tani ai shënon gola me miqtë e rinj në Düsseldorf. Dilara ka lindur në Berlin, por flet rrjedhshëm turqisht dhe pëlqen të festojë "festivalin e sheqerit". Familja e saj erdhi vite më parë nga Anadolli, sepse në Gjermani kishte më shumë mundësi për t'u gjetur punë. Tani ne jetojmë të gjithë së bashku, në të njëjtin vend.
Kjo mund të jetë emocionuese, por nganjëherë kjo është edhe e vështirë. Sidoqoftë, jeta bëhet më e gjallë kur njerëzit nga të katër anët e botës dhe të gjitha sferat e jetës bashkohen.
Botimeve Poeteka për fëmijë dhe të rinj iu shtohet edhe një libër i ri. Titulli i këtij libri është Alle Da! – Të gjithë së bashku! – dhe është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri botuar gjatë viteve të fundit.
Ky botim vjen në një format të veçantë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, pasi të dyja tekstet, origjinali dhe përkthimi ofrohen përballë, në gjermanisht dhe në shqip, gjë që ia rrit vlerën librit, zgjeron mundësitë e përdorimit jo vetëm për kënaqësi lexime, por ai u drejtohet gjithashtu edhe atyre që dëshirojnë të mësojnë apo të zgjerojnë njohjen ndaj gjermanishtes.
Përveç këtyre, vlerë tjetër e librit është edhe një sfidë përkthimore, pasi gjithkush mund të sprovohet ta përkthejë tekstin edhe vetë tekstin, duke e vështruar si një version i hapur dhe ushtrimi ndaj një lloji specifik të përkthimeve.
Kjo për faktin se librat e kësaj kategorie për fëmijë dhe të rinj përdorin një gjuhë të veçantë komunikimi dhe mjetesh shprehëse. Libri me ilustrime Alle Da! – Të gjithë së bashku! është një vepër e rëndësishëm e komunikimit dhe edukimit të sotëm me fëmijët dhe të rinjtë, ku kjo kategori moshore nuk mbahet larg ndodhive dhe çështjeve ku përfshihet "shoqëria e të rriturve".
Përmes librave ngulmohet që edhe fëmijët të marrin pjesë si qytetarë europianë. Tema është frymëzuese. Ajo mbështetet në ngjarjet aktuale të valës së emigrimit masiv që ka përfshirë Europën sot, duke bërë, si rrallë më parë, edhe fëmijët në përjetimin, vlerat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.
Libri është tërheqës dhe gjithëpërfshirës në lexim. Ai vërtet u drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve të moshave shkollore dhe është konceptuar për t'u lexuar edhe në klasa, me grupe, por ai është një ftesë për t'u lexuar bashkë me prindërit, në shtëpi, pasi jep kënaqësi në lexim dhe këshilla të shkëlqyera rreth temës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe tolerancës.
Përveç kësaj, libri jep informacion mbi gjeografinë e vendeve, mbi historinë e shteteve, të cilat vijnë jo si leksion, por përmes rrëfimit të personazheve. Përmes ndodhive të disa fëmijëve të ardhur nga skaje të ndryshme të botës ky libër na ndihmon të kuptojmë çfarë kanë të përbashkët mes tyre njerëzit dhe çfarë i bën ata të ndryshëm, si lindin dhe çfarë i mban gjallë paragjykimet, çfarë na e bën të vështirë integrimin në jetët e njëri-tjetrit, sidomos kur vijmë nga kultura të ndryshme!
Libri të mban të mbërthyer deri në fund të historisë dhe shkruar me gjuhë të thjeshtë e me humor. Komunikimi ndihmohet nga ilustrimet plot fantazi. Por të gjitha së bashku, gjuha e tekstit dhe ilustrimet, të ushqejnë me mendime dhe informacion të këndshëm falë tekstit të Anja Tuckermann dhe ilustrimeve të Tine Schulz. Libri u përkthye në shqip nga Eljana Mankollari.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Bota Shqiptare
Libri “Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi tabelën e shumëzimit duke përdorur këtë libër ndërveprues.
Botuesi: Botart
Mësoni HTML, CSS dhe Java Script duke ndërtuar një ëebsite, një aplikacion dhe një lojë.
Botuesi: Aeditions
Kjo seri librash e ndihmon fëmijën të ndërgjegjësohet për botën që e rrethon dhe e shoqëron që ta zbulojë atë. Po ashtu, i zgjon kureshtjen, i zhvillon aftësitë dhe i nxit krijimtarinë.
Botuesi: Te tjere
Mendeli është babai i madh i gjenetikës. Zbuloi ligjet bazë të jetës, pasojat e të cilëve kanë si kufi vetëm imagjinatën tonë. Por, Mendeli e dashuronte natyrën dhe sot do të ishte në anën e atyre që e mbrojnë. Ai zbuloi së pari se karakteristikat e llojit transmetohen nga prindërit te fëmijët.
Botuesi: Te tjere
Unë themelova "The Beatles", grupin e rokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionarizuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume...
Referenca: 2275
Botuesi: Extra
Teksti i ushtrimeve "Provo veten! Mua më ke pranë!" është i përdorshëm nga nxënësit e klasave të para të ciklit fillor dhe mundëson ushtrimin e pavarur dhe vetëvlerësimin e tyre gjatë tërë vitit shkollor. Njëherazi, ai është i vlefshëm edhe përmësuesit e klasave të para dhe prindërit për të kontrolluar hap pas hapi përpar
Referenca: SKU001985
Botuesi: Plejad
Titulli: Historia e MesjetësGjinia: Histori, përshtatje për fëmijëAutori: Samuel B. HardingShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 226Pesha: 0.243 kgISBN: 978-99956-57-72-7
Botuesi: Te tjere
Me librat e serisë "Detektivi inteligjent" mund të testosh zgjuarsinë dhe mprehtësinë tënde mendore! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjike, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një detektiv i vërtetë.
Referenca: SKU001862
Botuesi: Botart
Askush nuk është më afër zemrës tënde sesa njerëzit e familjes. Prandaj nëse kuptoheni dhe shkoni mirë me njëri-tjetrin, kjo mund t'i bëjë ditët tuaja t'ju duken më të ndritshme dhe gropat gjatë rrugës më të lehta për t'u kaluar.
Botuesi: Bota Shqiptare
Libri “Më mëso të shkruaj, numrat, format dhe ngjyrat” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi numrat, format dhe ngjyrat duke përdorur këtë libër ndërveprues.
Botuesi: Papirus
Do t’i kthejë shpinën Agorasë, dhe ia arrin Diogjeni! Do t’jua kafshojë pulpat, do të ngrejë këmbën dhe do t’ua bëjë në kokë pasurive tuaja, do ta bëjë copë e çikë mendjemadhësinë tuaj!
Botuesi: Te tjere
Me shuarjen e Gegë Marubit u fik yllësia fotografike me emër e famë botërore Marubi, por nuk u mpak vlera e fondit fotografik 120 vjeçar. Ai çdo ditë e më tepër bëhet i pranishëm dhe i dobishëm për botën kulturore dhe shkencore të shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata banojnë.
Referenca: SKU001860
Botuesi: Botart
Kjo guidë "nga koka te këmbët" u përgjigjet të gjitha pyetjeve, që nga kujdesi për flokët e deri tek ngrënia e kujdesshme, era e gojës deri te sutjenat, koha e puçrrave (pubertetit) dhe gjithçka gjatë kësaj periudhe.
Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij.