• Banner

  • I ri

Mëso me mua: Numrat

Ky është një libër që flet. Po si? Po të shtypni një buton, do të dëgjoni një numër nga 1 deri në 20. Pra, çdo numër është i shoqëruar me një buton dhe me një figurë për ilustrim.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mëso me mua: Numrat
Origjinali: Mëso me mua: Numrat
Kategoria: Edukativ
Botues: Aeditions
Fq. 8
Pesha: 0.800 kg
ISBN: 978-9928-349-78-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky është një libër që flet. Po si? Po të shtypni një buton, do të dëgjoni një numër nga 1 deri në 20. Pra, çdo numër është i shoqëruar me një buton dhe me një figurë për ilustrim. Kështu, përveç numrave, do të mësoni edhe të numëroni nga 1-20. Do të mësoni format kryesore (katrorin, trekëndëshin, drejtkëndëshin etj.), edhe këto nëpërmjet butonave, shoqëruar me ilustrime.

Duke përdorur butonat e numrave, në fund do të arrini të kryeni katër veprime të thjeshta aritmetike. Në krye të anës së djathtë të librit, ku gjenden 30 butona, është një buton i madh. Po ta shtypni, do të dëgjoni gjithë numrat nga 1-20.

Të gjitha këto mënyra ju ndihmojnë të mësoni numrat, format, si dhe të numëroni, duke e kthyer mësimin në një lojë argëtuese..

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Eksploruesi i rrezeve X, Kafshë të mrekullueshme

A do të shohësh se si luftonin dinozaurët me njëri – tjetrin? A do të shohësh gatopardin të vrapojë, karkalecin të hidhet dhe lakuriqin e natës të fluturojë? Atëherë ndiz skanerin e vogël dhe hap librin! Ky skaner i veçantë do të të ndihmojë të zbulosh sekretet e natyrës!

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Misteret e Heraklitit, Yan Marchand, Donatien Mary

Njerëz shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po mua Heraklitin, mos vallë më quajnë gomar që mund ta sjellin vërdallë duke i tundur kashtë nën hundë?

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fiuu! Ajri.

Të gjithë kafshët dhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ky libër u tregon fëmijëve rëndësinë që ka ajri për jetën dhe shpjegon rreziqet e ndotjes. Fëmijët mësojnë se secili prej tyre mund të ndihmojë për të pakësuar ndotjen e ajrit.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Zbavitu me tabelat e shumëzimit, Jenny Ackland

Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për numrat është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë t'i përgjigjet pyetjeve, të plotësojë librin dhe të zbavitet duke mësuar.

Çmimi 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit

Libri “Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi shkronjat e mëdha të alfabetit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)