• Banner

Betejat e humbura të Tiranës, Bamir Topi

"Betejat e humbura" të Tiranës janë brenda gërmave, rreshtave dhe faqeve te këtij libri. Shpesh këto "beteja" janë zhvilluar dhe humbur pa u kuptuar nga njerëzit që ishin në përplasje me sundimtarët politikë.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Betejat e humbura të Tiranës
Origjinali: Betejat e humbura të Tiranës
Gjinia: Kujtime
Autori: Bamir Topi
Shtëpia botuese: ALSAR
Viti: 2022
Fq. 304
Pesha: 0.506 kg
ISBN: 978-9928-319-68-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Betejat e humbura" të Tiranës janë brenda gërmave, rreshtave dhe faqeve te këtij libri. Shpesh këto "beteja" janë zhvilluar dhe humbur pa u kuptuar nga njerëzit që ishin në përplasje me sundimtarët politikë. Nuk ishte faji i tyre që u tradhtuan në bujarinë natyrale të qytetit. Por banoret e tij do të vazhdojnë të humbasin beteja te tjera e ndoshta luftën nëse nuk kanë reflektuar thellë në historine e tyre. Sikur do të thoshte i madhi Shekspir: "Disa rriten prej mëkatit dhe disa bien pre e virtytit. Pjesa tjetër është heshtje”. Ka kohë që bashkëqytetarët e mi tiranas janë në heshtje dhe pa u thelluar e pa kuptuar kanë ngritur mbi supe idhuj të rremë që janë rritur prej mëkatit, duke mos mbështetur në këto "beteja" njerëzit e duhur që bien prej virtytit. Më tingëllon cinike, por duhet thënë se shumë "beteja të jetës" pas rrëzimit të komunizmit si sistem politik në Shqipëri, bashkëqytetarët e mi tiranas i kanë zhvilluar midis tyre, beteja pa kuptim ku i hodhën me djallëzi sundimtarë politikë, të cilët asnjë çast nuk e deshën historine e ndritur të Tiranës, por që i shfrytëzuan për ti sunduar. Sa herë kanë pasur nevojë, ata kanë trokitur dhe bashkëqytetarët i janë përgjigjur, pa reflektuar për historinë e tyre. Kur të mos trokasin më, do të thotë që nuk ju llogarisin më dhe nuk ndjejnë nevojën për ju. Për ata ne do të quhemi të huaj në Tiranë. Kujdes! Ajo ditë afrohet gjithnjë e më shumë. Betejat e humbura të Tiranës e tregojnë këtë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928319685
ean13
9789928319685
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Sfidat e një humani, Clyde (Klajdi Thaçi)

Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Jetë shkodrane, Cuk Simoni

Romani "Jetë shkodrane" (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Mbresa parisiane, Luan Rama

Kur ndërmora të lexoj dorëshkrimin "Mbresa parisiane" u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro – artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar "Mbresa...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kur të jemi, Iva Nikolli

Lëkura e saj ka bardhësinë e qumështit dhe tatuazhi në kyçin e dorës ishte e para gjë, që më ra në sy sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshëm dhe i bukur. Me vijëzime që e mbërthejnë kyçin e dorës si tentakula oktapodi. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë figure është... prapëseprapë jemi të panjohur dhe pamja e tij është veç një informacion i...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001967

Botuesi: Botart

Serenate korcare ne Nju Jork, Riza Lahi

Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE - së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)