Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Nga rëra dhe hiri, Amy Harmony
  • Nga rëra dhe hiri, Amy Harmony

Nga rëra dhe hiri, Amy Harmony

Living

Megjithatë, duket se thirrja e Anxhelos në jetë është kisha dhe pavarësisht nga ndjenjat e forta për Evën, ai zgjedh të bëhet prift. Pas më shumë se një dekade, Anxhelo është prift katolik, ndërsa Eva një grua e mbetur fillikat. Kur Gestapo i shtrin kthetrat më gjerë, Anxhelo e strehon Evën brenda mureve të një kuvendi. Por ajo nuk mund të qëndrojë e fshehur, sepse ka shumë arsye për të luftuar. 

13,87 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nga rëra dhe hiri

Origjinali: From sand and Ash

Gjinia: Roman

Autori: Amy Harmony

Shqipëroi: Alket Myftiu

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2020

Fq. 384

Pesha: 0.353 kg

ISBN: 978-9928-216-97-7

Mbi librin

Një histori epike për dashurinë, luftën dhe forcën e shpirtit njerëzor.

Itali, 1943 – Lufta e Dytë Botërore. Gjermania ka pushtuar pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që rrezikohet jeta e popullatës hebraike. Eva Roseli dhe Anxhelo Bianko u rritën si motër e vëlla, por të ndarë nga feja dhe nga rrethanat. Me kalimin e viteve, të dy kuptojnë se ata duhet të jenë vërtet një familje, por jo ashtu si i mendojnë të gjithë. Megjithatë, duket se thirrja e Anxhelos në jetë është kisha dhe pavarësisht nga ndjenjat e forta për Evën, ai zgjedh të bëhet prift. Pas më shumë se një dekade, Anxhelo është prift katolik, ndërsa Eva një grua e mbetur fillikat. Kur Gestapo i shtrin kthetrat më gjerë, Anxhelo e strehon Evën brenda mureve të një kuvendi. Por ajo nuk mund të qëndrojë e fshehur, sepse ka shumë arsye për të luftuar. Anxhelo nuk e ndal dot, por bën të pamundurën që ajo të jetë gjithmonë larg rrezikut. Gjithë bota është në luftë dhe të gjithë njerëzit në vuajtje. Eva dhe Anxhelo do të kalojnë sfidë pas sfide, derisa fati të mos jetë më në anën e tyre dhe t’i detyrojë të bëjnë zgjedhjen më të vështirë…

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216977
ean13
9789928216977
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000437

Botuesi: Fan Noli

Kur dashuronte Suani, Marsel Prust

Në një pasion obsesiv, Suani sheh te Odeta cilësitë që ai admiron në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ajo është e pafajshme, misterioze, surpriziese dhe, ndoshta më e rëndësishmja, është diçka që mund ta kesh tënden...
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bard

Tre romane shembullorë dhe një prolog, Migel de Unamuno

Epo mirë; kritikët kalimtarë. Dhe ata përfituan prej këtij fakti, sepse kjo gjë favorizonte përtacinë e tyre mendore. Përtacia mendore, duke mos ditur se si të gjykojë, dakordësohet me precedentët, dhe është karakteristika e atyre që i kushtohen kritikës.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat;...
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Marrëveshja, Elle Kennedy

Hana Uellsi, më në fund, ka gjetur dikë që e ndez. Ndërkohë që ajo ka vetëbesim në çdo fushë tjetër të jetës, ky i mungon kur bëhet fjalë për seksin dhe joshjen.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.
5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 
4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Apologjia e Sokratit, Platoni

Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Zorba, Nikos Kazantzakis

Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.
10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali me pizhame me vija, John Boyne

Nëse filloni ta lexoni këtë libër, do të nisni një udhëtim me një djalë nëntë vjeçar i quajtur Bruno. (Edhe pse ky nuk është një libër për nëntë vjeçarët.) Por herët apo vonë ju së bashku me Brunon do të arrini te një “mur”. Mure të tilla ekzistojnë në gjithë botën. Urojmë që juve nuk do t’ju duhet të kaloni një mur të tillë.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?
12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
9,91 CHF
More
Në gjendje