Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
Ne zgrip te botes: Michel Houellebecq, Martin de Haan
  • Ne zgrip te botes: Michel Houellebecq, Martin de Haan

Në zgrip të botës: Michel Houellebecq, Martin de Haan

Fishkëllima ose brohorima: Askush, nuk mund të mbetet indiferent me Michel Houellebecq. Por çfarë dimë ne, në të vërtetë, rreth këtij burri ekscentrik, dhe veprës së tij? A është ai aq cinik dhe nihilist sa ç'është shpallur, dhe, a duhet t'i lexojmë romanet e tij vërtet si një thirrje urgjente në kohët e mungesës së dashurisë?

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Në zgrip të botës: Michel Houellebecq
Origjinali: Aan de rand van de wereld: Michel Houellebecq. Portret in dertig korte stukken
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Martin de Haan
Shqipëroi: Aleksandër Beçiri
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2015
Fq. 140
Pesha: 0.139 kg.
ISBN: 978-9928-4279-3-9

Mbi librin

Fishkëllima ose brohorima: Askush, nuk mund të mbetet indiferent me Michel Houellebecq. Por çfarë dimë ne, në të vërtetë, rreth këtij burri ekscentrik, dhe veprës së tij? A është ai aq cinik dhe nihilist sa ç'është shpallur, dhe, a duhet t'i lexojmë romanet e tij vërtet si një thirrje urgjente në kohët e mungesës së dashurisë?

Në këto njëzet e dy copëza të shkurtëra që përmblidhen këtu, Martin de Haan, përkthyesi i përhershëm në holandisht i veprave të Houellebecq, merreth gjerësisht me këto pyetje, dhe të tjera si këto, për të cilat autori francez e ngre shpesh zërin. Libri mbyllet me një tekst autobiografik të pabotuar më parë, me titull "Të vdesësh", nga Michel Houellebecq.

"Në zgrip të botës: Michel Houellebecq" është kështu një libër sa i lexueshëm, aq edhe një lexim me vlerë për njohjen e veprës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë.

Mbi autorin

Martin de Haan (1966) studioi për gjuhë dhe letërsi frënge në universitetin e Leidenit. Është eseist dhe përkthyes i përhershëm në gjuhën holandeze, mes të tjerash, të veprave të Michel Houellebecq dhe Milan Kundera. Përveç punës së tij si përkthyes, ai ka sjellë holandisht mes të tjerash, veprat e Didëro, Prust, Esheno, Onfre dhe Zhofre.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928427939
ean13
9789928427939
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Spiunët e Kembrixhit, Rémi Kauffer

Duke e kthyer kundër vetes së tij sistemin e kastës së Establishmentit Britanik, kjo pesëshe “urithësh” sovjetikë do të arrijë poste kyçe në hierarkinë e Intelligence Service, e shtyrë nga një besim absolut në idealin komunist.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928824721

Botuesi: Onufri

Intermexo, Sally Rooney

Ivani është një njëzetedyvjeçar që konkurron në lojërat e shahut. E ka parë gjithnjë veten si njeri të tërhequr në marrëdhëniet shoqërore, vetmitar, antiteza e vëllait të tij të shkathët. Tani, në javët e para të zisë, Ivani njihet me Margaretin, një grua më e madhe në moshë që po del nga e shkuara e vet e trazuar dhe jetët e tyre ndërthuren shpejt e...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit, Juan Asensio

A mos është fatkeqësia e Judë Iskariotit – fatkeqësia e njeriut si dje, si sot? Tradhtia bëhet për shkak të urrejtjes ose të dashurisë ose ato i japin vijimisht njëra-tjetrës? Po mëkati i përket vetëm atij që e bën ose edhe tjetrit që e nxit atë?
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Klouni Shalimar, Salman Rushdie

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gënjeshtra e parë fiton, Ashley Elston

Evi nuk e di identitetin e vërtetë të zotit Smith, por është e sigurt se kjo detyrë nuk është si gjithë të tjerat. Rajani i ka hyrë në zemër dhe ka filluar ta imagjinojë jetën ndryshe, por ajo nuk mund të bëjë gabime, sidomos pas atij që ndodhi herën e fundit...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Pallati i Tradhtisë, Jason Matthews

Ndërkohë që i shmanget me mjeshtëri ekspozimit, Dominika merret me një shef vrastar psikotik, i mbijeton një atentati iranian, përpiqet të shpëtojë një agjent të dyfishtë të arrestuar dhe të pengojë flirtet kërcënuese të Putinit.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Mariana Sirka, Grazia Deledda

Shpirtrat e tyre puqen, por bota e tërë, shoqëria hipokrite dhe borgjeze, i kundërvihet lidhjes së tyre dashurore. Dashuria e dy protagonistëve është e paracaktuar të mbytet në një det ndjenjash të sinqerta dhe mizore, dhe martesa e lakmuar prej Marianës do të jetë një martesë vdekjeje e jo jete.
765 Lekë 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Afshi i gjakut, Irene Nemirovsky

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Thërrmijat elementare, Michel Houellebecq

Dy gjysmëvëllezër, janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfi mi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara, dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Follow us on Facebook