Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
dashnori, margerit dyras
  • dashnori, margerit dyras

Dashnori, Margerit Dyras

SKU000427
Koha Ditore

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 70,09 SEK Up to 210,28 SEK
71,07 SEK
63,96 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dashnori (kopertinë e trashë)
Origjinali: L'amant
Gjinia: Roman
Autori: Margerit Dyras
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 96
Pesha: 0.182 kg
ISBN: 84-9819-044-4

Mbi librin

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.

Të dy fillojnë një aferë të zjarrtë, e cila është e pazakonshme për shkak të dallimit në moshë dhe normave shoqërore që vlejnë në Azi. Në romanin autobiografik "Dashnori", autorja franceze Margerit Dyras përshkruan etjen e pafundme për seks dhe kënaqësi të një vajze franceze me një kinez.

Mirëpo, kjo aferë kurrsesi nuk guxon të kthehet në dashuri. Dyras e ka shkruar këtë roman në moshë të thyer, kur fytyra e saj ishte rrudhur nga konsumi i tepërt i alkoolit. Kalimi i lumit simbolizon hyrjen në botën e të rriturve. Tani e tutje, kinezi i pasur për çdo ditë e merr vajzën me limuzinë para konviktit dhe me kërkesën e saj ai i tregon asaj fshehtësitë e seksit, ekstazën dhe përjetimet e përndezura.

Ndonëse kinezi i shpall asaj dashuri, francezja dëshiron që ai ta trajtojë vetëm si prostitutë. Kinezi i pasur e fton familjen e vajzës në darka të shtrenjta. Por, nëna e saj kurrë nuk e pranon aziatikun; fundja miqësia me një kinez për banorët e kolonisë franceze në Sajgon është e barabartë me kolapsin social.

Krahas dashurisë me kinezin, autorja ka shkruar edhe një kronikë familjare mbi varfërinë, raportin e vështirë me nënën vejushë dhe për vëllain e dhunshëm. Në fund, kinezi vendos ta respektojë traditën dhe martohet me një kineze të shtresës së lartë, të cilën atij ia kanë zgjedhur prindërit. Gjatë kthimit me anije në atdhe, francezja, ndërkohë 18 vjeçare, është e vetëdijshme se e ka dashur kinezin.

Koment nga Marsel Reish – Ranicki

"Një rrëfim delikat, i cili luhatet mes dashurisë dhe prostitucionit, pa turp, pa krenari dhe pa asnjë gjurmë koketërie... Le ta kuptojë çdokush në mënyrën e vetë këtë roman. Mua më duket se Margerit Dyras ka dashur të thotë: Dashuria nuk është një shajni e zbrazët."

Fragment nga libri

Mund ta gënjeja veten duke kujtuar se jam e bukur si gratë e bukura, si gratë që nuk ua ndajnë sytë, sepse me të vërtetë të gjithë m'i mbërthenin sytë. Por unë e dija se nuk ishte puna te bukuria, por te diçka tjetër për shembull, po, te diçka tjetër, për shembull... te diçka shpirtërore.

Në qoftë se do të doja të dukesha e bukur, mund të dukesha edhe e bukur, po qe se donin të isha e tillë, e bukur ose e këndshme, e këndshme, për shembull për familjen, aspak nuk mund të merrja me mend çdo gjë që ata donin nga unë.

Dhe të besoja. Të besoja se isha tepër tërheqëse. Gjithashtu e dija se sapo ta besoja këtë gjë, ajo do të kthehej në një të vërtetë për atë që më shihte dhe donte të isha sipas shijes së tij. Kështu, mund të isha me ndërgjegjie të qetë, tërheqëse, megjithëse më gërryente vdekja e vëllait. Vetëm nëna është fajtore për vdekjen. Fjalën tërheqëse unë e them ashtu si thoshin për mua, ashtu si thoshin për fëmijët.

Mbi autoren

Margerit Dyras u lind më 4 prill 1914 në Giadinh, një paralagje e Sajgonit (Vietnam). Në moshën 6 vjeçare mbeti pa të atin, ndërsa e ëma, Marie, ishte e detyruar të kujdeset për të dhe dy vëllezërit e saj. Në moshën 18 vjeçare, Dyras u kthye në Francë, ku studioi drejtësinë dhe shkencat shtetërore në Universitetin e Sorbonës.

Më 1939 u martua me poetin Robert Antelme. Pasi u lirua nga kampi i përqendrimit në Dakau, Antelme jetoi një kohë bashkë me Dyras dhe me një burrë tjetër në një "ménage á trois" (shprehje franceze për marrëdhënie mes tre personave). Martesa dështoi për shkak të jobesnikërisë së Dyras, e cila u bë e njohur për shumë afera në Francë.

Famën botërore si shkrimtare ajo e fitoi në vitin 1959 me skenarin për filmin "Hiroshima, mon amour". Për romanin "Dashnori", i cili u botua në vitin 1984, Margerit Dyras u shpërblye me çmimin e njohur "Goncourt". Dyras vdiq më 3 mars 1996 në Paris.

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000427
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Not kundër rrymës, Nenad Joldeski

Joldeski, i njohur për stilin e tij poetik dhe filozofik, krijon një histori që sfidon rrymat e zakonshme të jetës, duke eksploruar ndjeshmëri të thella dhe dilema njerëzore. Një roman që dëshmon se talenti dhe arti i bukur bëhet edhe pranë nesh, ne anën tjetër të liqenit të Ohrit.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Takohemi tek liqeni, Carley Fortune

Ajo ka nevojë për një plan dhe për ndihmë. Për habinë e saj, ndihma vjen në formën e Uillit, i cili mbërrin në resort nëntë vjet me vonesë, duke tërhequr një valixhe dhe me ofertën për të ndihmuar. Uilli mund të jetë i vetmi person që e kupton se çfarë po kalon Ferni.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Gravura nga Buenos Airesi, Robert Arlt

Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase. 
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2657

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i Pejtonit, Grace Metalious

Sekretet e errëta të një qyteti të vogël u shndërruan në një roman tërheqës për miliona njerëz në të gjithë botën. Hollivudi nuk humbi kohë: një vit pas botimit të librit, biletat për filmin "Qyteti i Pejtonit" arritën një numër rekord shitjesh. 
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Apologjia e Sokratit, Platoni

Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Kjo vepër mund të lexohet si një roman – romani i një jete, gabimeve dhe dyshimeve të saj, deri në përfundimin ngadhnjyes. Bankieri, i nisur nga asgjë, ka bërë pasuri. Përse dhe si? Këtë përpiqet të na shpjegojë ai, nëpërmjet një sërë arsyetimesh me një logjikë të pathyeshme, por edhe me një bishtnim të hareshëm. Ky Bankier (i cili e shpall veten anarkist...
42,64 SEK 47,38 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar