• Banner

Mikesha, Simone De Beauvoir
  • Mikesha, Simone De Beauvoir

Mikesha, Simone De Beauvoir

I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, "Mikesha" eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mikesha
Origjinali: L'invitèe
Gjinia: Roman
Autori: Simone De Beauvoir
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 444
Pesha: 0.474 kg.
ISBN: 9789928175335

Mbi librin

"Mikesha" është romani i parë i Simone De Beauvoir, i botuar më 1943 – shin. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean – Paul Sartre dhe Olga Kosakiewicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete.

I prezantuar shpesh si roman i shkruar për t'u hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të De Beauvoir – it me Sartre – in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë.

De Beauvoir – i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore, duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.

Komente mbi librin

"Një nga arritjet më cytëse dhe më të pjekura të prozës franceze të mesit të shekullit XX."

New York Times

"I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, "Mikesha" eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti."

Sunday London Times

"Zoti e di se çfarë ka menduar Olga pasi ka lexuar librin, i cili i kushtohej asaj, me të gjithë historinë e paprekur. Kritikëve iu duk një libër i lehtë dhe dekadent, nëna e De Beauvoir – it u tmerrua dhe romani iu afrua çmimit Goncourt."

Cerise Press

"Kjo vepër mbetet dëshmitare e kundërshtive shpesh tragjike midis përgjegjësisë që kemi ndaj vetvetes, atyre që duam, popullit tonë dhe njerëzimit në tërësinë e tij."

Internet Encyclopedia of Philosophy

Mbi autoren

Simone de Beauvoir (1908 – 1986) ishte një shkrimtare, intelektuale, filozofe, aktiviste politike, teoriciene sociale franceze. Megjithëse nuk e konsideronte veten si filozofe, ajo pati një ndikim të rëndësishëm mbi ekzistencializmin dhe teorinë feministe.

Ka shkruar novela, romane, ese, biografi, një autobiografi si dhe një monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjen sociale. Mes të tjerash, ajo është shumë e njohur për romanet e saj: "L'Invitèe" dhe "Les Mandarins", si edhe për veprën e saj eseistike "Seksi i dytë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175335
ean13
9789928175335
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e thyer, Simone de Beauvoir

Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje

Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra të mirë, Një dashuri transatlantike, letrat për Nelson Algrenin, nga shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir dhe Zhurma e kohës, një roman nga shkrimtari britanik Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 2200 lekë. Ofrohen të dy bashkë për 1760 lekë.

Çmimi 1 760 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 200 Lekë
More
Në gjendje
10 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Harper Perennial

She came to stay, Simone De Beauvoir

It was unthinkable that Pierre and Francoise should ever tire of each other. And yet, both talented and restless, they constantly feel the need for new sensations, new people. Because of this they bring the young, beautiful and irresponsible Xavière into their life who, determined to take Pierre for herself, drives a wedge between them, with...

Çmimi 1 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The Second Sex, Simone De Beauvoir

De Beauvoir’s belief that ‘One is not born, but rather becomes, woman’ switched on light bulbs in the heads of a generation of women and began a fight for greater equality and economic independence. These pages contain the key passages of the book that changed perceptions of women forever.

Çmimi 875 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e thyer, Simone de Beauvoir

Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)