- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme...
Titulli: Mandarinët
Origjinali: Les Mandarins
Autori: Simone de Beauvoir
Shqipëroi: Diana Çuli
Kategoria: Roman
Botues: Dituria
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2025
Pesha: 0.81 kg
Faqe: 772
ISBN: 978-9928-816-44-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Letërsia botërore 2. Letërsia franceze 3. Simone de Beauvoir 4. Diana Çuli
Mbi librin
Mandarinët: një roman historik me jehonë të fortë emocionale
Në Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të zbërthejë betejën dhe lëvizjet e tyre të diskutueshme filozofiko-politike-letrare. Dhe, në fakt, askush më mirë se ajo nuk mund të rrëfente për atë periudhë të trazuar të pasluftës (së bashku me Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, ajo ishte, në të vërtetë, “shpirti” i letërsisë “së angazhuar”), në të cilën intelektualët francezë, pra mandarinët, ishin protagonistë të padiskutueshëm të jetës kulturore e politike.
Historitë e Henrit, Nadinës, Anës, Dybrëjit, të të rinjve “ekzistencialistë” dhe të vajzave që enden pa një qëllim, pasqyrojnë krisjet e një bote që nuk mund të gjejë ekuilibrin e vet, pezull siç ka mbetur midis shpresave, idealeve dhe përballjes së ashpër me realitetin.
Shkrimtarët janë gjithmonë në siklet kur dikush i pyet: Pse shkruan? Por ndoshta nuk janë ndier kurrë aq të hutuar sa pas Luftës së Dytë Botërore. Të shtangur nga katër vitet e tmerrit dhe nga perspektivat që befas po hapen para botës, ata zbulojnë se vlerat e vjetra janë tretur prej kohësh dhe se po lind një figurë e re e njeriut: çfarë roli rezervon e ardhmja për ta? A mund të jenë ende të dobishme fjalët? Për kë? Pse? Mes nihilizmit, estetizmit, veprimit politik, ku pozicionohet letërsia? Libri nuk jep asnjë përgjigje për këto pyetje: ai është një roman.
Në rrëfimin artistik të historive të disa figurave të shquara pranë saj, miq, shokë, të dashur - Jean-Paul Sartre, Albert Camus, Arthur Koestler, Nelson Algren - De Beauvoir “ndërton” romanin e vet më të famshëm dhe emblematik, që është një dramë tërheqëse, një përrallë politike intriguese dhe një odise emocionale e një gruaje të ndarë mes dëshirave të brendshme dhe jetës së saj publike.
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000302
Botuesi: Cabej
Botuesi: Vintage
Referenca: SKU000730
Botuesi: Onufri
Botuesi: Harper Perennial
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000301
Botuesi: Cabej
Botuesi: Pegi
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Dituria
Botuesi: Harper Perennial
Në Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme...
check_circle
check_circle