- Ka mbaruar

Banner
Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit.
Titulli: Gjithë shpirtrat
Origjinali: Todas las almas
Gjinia: Roman
Autori: Javier Marias
Shqipëroi: Shpëtim Doda
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq: 272
Pesha: 0.286 kg
ISBN: 978-99927-889-7-6
"Javier Marìas është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë."
Salman Rushdie
"Penda më depërtuese dhe më çudibërëse e letërsisë së sotme hispanike."
Boston Globe
"Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit."
The New York Book Review
"Javier Marìas – i shfaqet si një ndër shkrimtarët më të rëndësishme të letërsisë sonë."
Fernando Savater, El Paìs
"Shkrimtari më i jashtëzakonshëm i letërsisë hispanike."
Il Messagero
"Javier Marìas – i është një kameleon, një akrobat i vërtetë. Është i aftë të tregojë gjithçka e në çdocilën formë."
Poetro Citati, La Republica
"Javier Marìas – i nuk ka një të dytë, sa herë që bëhet fjalë për të zhbiruar labirintet e terrishta të dashurisë."
Karla Manuele, Lire
"Një tjetër libër tronditës nga njëri prej shkrimtarëve më të arrirë të Europës."
Kirkus Reviews
"Ironik, plot përthyerje, frymëtrazues. Thuajse në traditën e Laurence Sterne – it."
Serviles Documentaires Multimèdia
"Roman i thellë, tejet kompleks, porse me një stil të kulluar. Një triumf i vërtetë."
Juan A. M. Ródenas, ĺnsula
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botimet Dudaj
Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
Botuesi: Te tjere
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.
Botuesi: Te tjere
Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
Botuesi: Argeta LMG
Por, fundja, aq më keq për të! Tani Frederiku i urrente të gjitha gratë. Dhe lotët i ishin mbledhur lëmsh në grykë, sepse dashuria e tij kishte mbetur e papërfillur dhe dëshira e tij e zjarrtë nuk ishte plotësuar.
Botuesi: Onufri
Është historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë.
Referenca: SKU000503
Botuesi: OMSCA-1
Historia shpalos sfondin e Lojës së Madhe, konflikteve politike mes Rusisë dhe Britanisë në Azinë Qendrore. Ajo është vendosur pas Luftës së Dytë afgane e cila përfundoi në vitin 1881, por para se tretës, ndoshta në periudhën 1893-1898. Novela është dalluar për një portretizim të hollësishëm të popullit, kulturës dhe feve të ndryshme të Indisë.
Botuesi: Dituria
Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
Botuesi: Te tjere
Një vajzë lind e jashtëligjshme. Atë e rrisin tre zonja në moshë, me qëllim që kur të rritet vajza dhe to të plaken, ajo t’u shërbej atyre në punët e shtëpisë.
Botuesi: Vintage
From the thrill, frustration and excitement of the hunt for big game to whisky and soda, fresh butter and Viennese dessert with friends, Hemingway articulates a zest of life, brilantly capturing the landscape of the African continent and its wildlife.
Botuesi: Botimet Dudaj
Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar.
Botuesi: Fan Noli
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.
Botuesi: OMSCA-1
Dhe ky qëndrim u përkeqësua edhe më tepër nga komuniteti nipoamerikan për shumë kohë pas luftës. Internimi u përjetua si diçka e turpshme dhe e sikletshme. Të ishe i lidhur, ndonëse amerikan, me ata që kishin sulmuar Shtetet e Bashkuara, ishte një temë për të cilën shumë familje nuk donin të flisnin.
Botuesi: Bota Shqiptare
Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...
Botuesi: Skanderbeg Books
Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
Botuesi: Bota Shqiptare
Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mospranimi i papërkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e...
Botuesi: Botart
97 orë pune në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty.
Botuesi: Pegi
Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.
Botuesi: Botime Nazarko
Vdekje në Venecia na flet për një kërkim shkatërrimtar për dashurinë dhe bukurinë mes shkëlqimit degjenerues.
Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit.