Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vaji i gurit: Roman i jetuar, Miranda Haxhia
  • Vaji i gurit: Roman i jetuar, Miranda Haxhia

Vaji i gurit: Roman i jetuar, Miranda Haxhia

UET Press

Më arrestuan në stinën e pranverës, iku edhe vera. Ishte duke u gdhirë, e diel e atij tetori të vitit 1947. Nata më e shkurtër e asaj jete.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vaji i Gurit : Roman i jetuar

Origjinali: Vaji i Gurit : Roman i jetuar

Gjinia: Roman

Autori: Miranda Haxhia

Shtëpia botuese: UET Press

Viti: 2021

Fq. 186

Pesha: 0.239 Kg

ISBN: 978-9928-320-64-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Më arrestuan në stinën e pranverës, iku edhe vera. Ishte duke u gdhirë, e diel e atij tetori të vitit 1947. Nata më e shkurtër e asaj jete.

- Çohu!

-Ku do shkoj?

- Në dasmë!

E njoha gjuhën e tyre. E kuptova.

Çdo gjë përqark ishte e ftohtë. Muret, dyshemeja, ajri. Megjithatë, i doja, sepse merrja frymë dhe mendoja. Hapja sytë dhe kujtoja. Çmallesha me çfarë kishte mbetur në mendjen time pas muajve të ferrit. Ishte dhjetë tetori. Ditëlindja ime.

Do të dilja prej atij ferri, do të nisesha drejt shtëpisë sime, do të kapërceja oborrin, do të hapja portën e shtëpisë, Vera do të më përqafonte me dashuri, në dorë do të mbante një shishe Chianti, Nezin do ta kishte veshur me fustan mëndafshi, Vimin me fustankën me flutura të verdha që i hapnin flatrat kur ajo të vinte rrotull, Fejziun do ta kishte vënë në gjumë.

Do të hiqja çizmet, do të varja setrën, do të freskohesha. Vera do të kishte nxjerrë kostumin tim, këmishën e bardhë. Do të më luste me sy që të vishesha. Do të uleshim në tryezën e bukës. Do të më turbullonte Vera me fustanin e bukur që i derdhej në trup, do të ngrihesha të merrja kitarën, do të bënim gëzuar duke lozur me fjalët gjysmake të Vimkos, me seriozitetin e Nezit, me gjumin e Xikos, do të këndonim... do të ishim pak të lumtur...do të jetonim.

Sot është ditëlindja ime e fundit. Dhurata për mua: dënimi më vdekje.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928320643
ean13
9789928320643
16 libra të tjera në këtë kategori:

Mëso të sillesh në tryezë me Pip Ketrushin

Keni parë ketrush më të këndshëm se sa Pipi? Me siguri, jo. Ama, ai ka një ves shumë të keq: nuk di të përmbahet para ushqimit, sidomos nëse është bërë me lajthi. Ç’të bëjë Pipi për të ndryshuar?
46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Ledi Makbeth nga Guberna e Mcenskut, Nikolai S. Leskov

“Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” i Nikolai Leskovit, trajton “dashurinë fatale” dhe fundin tragjik të heroinës së kësaj novele. Nisur prej titullit, trajtimi i personazheve dhe fundi tragjik, novela krijon lidhje intertekstuale me veprën e Shekspirit. Leskov, i konsideruar si një ndër autorët më të vështirë për t’u përkthyer, për shkak të një gjuhe...
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 
25,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i...
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ballo me maska në park, Anna Ahmatova

Qëllon që shfaqen së pari në vendin e vet e pastaj shtegtojnë te të tjerët, por ka nga ata që, të mbijetuar nëpër mërgime, mbërrijnë më në fund në atdhe.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

E pazbutura, Glennon Doyle

Për shumë vjet, autorja që renditej në listat e librave shumë të shitur sipas gazetës “New York Times”, i ndrydhi pakënaqësitë e saj. Pastaj, një ditë, në një konferencë, i zuri syri një grua dhe në kokë i vërshuan këto fjalë: ja tek është!
149,50 SEK
More
Në gjendje

A Girl in Exile, Ismail Kadare

He has never met the girl in question but he remembers signing the book. As the influence of a paranoid regime steals up on him, Rudian finds himself swept along on a surreal quest to discover what really happened to the mysterious girl to whom he wrote the dedication – to Linda B.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar