Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
1984, George Orwell
  • 1984, George Orwell

1984, George Orwell

SKU000886

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: 1984
Origjinali: 1984
Gjinia: Roman
Autori: George Orwell
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2023
Fq. 320
Pesha: 0.48 kg.
ISBN:  9789928472885

Mbi librin

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente.

Shoqëria është e ndarë në popull, parti e gjerë dhe parti e ngushtë. Jeta dominohet nga mbikëqyrja e shtetit. Por viktimat e shtetit arrijnë të krijojnë simpati për mbikëqyrësin dhe me raste, edhe ta dashurojnë atë. Libri doli në botim më 8 qershor 1949, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme që përbënte numrin më të madh për ndonjë novel (me dallim vetëm të Harry Potter-it, mbi 67 gjuhë). Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit dhe kur u botua në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Orwell lufoi kundër çdo forme shtypjeje.

Ndëshkimi i totalitarizmit fillimisht shprehet në alegorinë e veprës Ferma e kafshëve (1945), një roman që pati popullaritet të gjerë në të gjithë botën, me tone të një shpotie të thekshme që merr shtysë nga ngjarjet e Revolucionit rus dhe tradhtisë që Stalini u bëri idealeve të tij, dhe më pas në utopinë negative të romanit 1984, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe të shtypë individualitetin e qytetarit.

Mes shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell – it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Nuk do të ketë të qeshura veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Në doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,... përjetësisht. Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlershëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e së shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytyrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim...

Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij... përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlershëm me lutjen për të mos e shmangur kurrsesi.

Mbi autorin

George Orwell lindi më 25 qershor 1903. Fillimisht qe me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin Ferma e Kafshëve një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit. Veprat e tij nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.

 

Detajet e librit
SKU000886
9789928472885
9789928472885
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".
405 Lekë 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Garda e Bardhë, Mihail Bulgakov

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Saga e Forsajtëve, John Galsworthy

Vëllimi i parë, “Pronari”, na njeh me Soms Forsajtin – një njeri i fiksuar pas pronës dhe kontrollit, i cili e sheh bashkëshorten e tij, Irenën, jo si një partnere, por si pronë të tijën. Ndërsa Irena lufton për lirinë dhe identitetin e saj, një dashuri e ndaluar lind nën hijen e një martese të mbytur nga xhelozia
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtëpia e Librit

Dalje për ajër, George Orwell

Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje