Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vazoja e artë, E. T. A. Hoffmann
  • Vazoja e artë, E. T. A. Hoffmann

Vazoja e artë, E. T. A. Hoffmann

Arka e Noes

E vlerësuar si një prej kryeveprave të Hoffmann-it, "Vazoja e artë" u shkrua më 1814-n dhe u ripunua më 1819-n. Anselmi, një student i ri, befas ndeshet një ditë me një shtrigë së cilës i rrëzon shportën me mollë. Ajo e mallkon dhe që prej këtij çasti e ndjek ky mallkim që fillon t'i krijojë shajni dhe së cilit nuk i shpëton dot, veçse duke u përballur me salamadrën e duke fituar dashurinë e Serpentinës së bukur, por duke humbur atë të Veronikës.

7,29 
6,56  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vazoja e artë

Origjinali: Der goldne topf, ein märchen aus

Gjinia: Roman

Autori: E. T. A. Hoffmann

Shqipëroi: Edvin Cami

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Viti: 2021

Fq. 142

Pesha: 0.157  Kg

ISBN: 978-9928-4639-5-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

E vlerësuar si një prej kryeveprave të Hoffmann-it, "Vazoja e artë" u shkrua më 1814-n dhe u ripunua më 1819-n. Anselmi, një student i ri, befas ndeshet një ditë me një shtrigë së cilës i rrëzon shportën me mollë. Ajo e mallkon dhe që prej këtij çasti e ndjek ky mallkim që fillon t'i krijojë shajni dhe së cilit nuk i shpëton dot, veçse duke u përballur me salamadrën e duke fituar dashurinë e Serpentinës së bukur, por duke humbur atë të Veronikës.

"Origjinaliteti i përrallave të Hoffmann-it, përrallave surreale të provincës gjermane jo pa elemente groteske dhe qëllime satirike, qëndron te lehtësia me të cilën e mbinatyrshmja zbret në jetën e përditshme: realiteti shpërbëhet në një shumësi botësh të pezulluara në mënyrë të paqartë, mes ëndrrës dhe delirit, dhe brenda jetës gri borgjeze hapet universi i pamasë i fantastikes, i okultes dhe se mrekullueshmes." - Claudio Magris

Detajet e librit
9789928463951
9789928463951
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.
4,68  5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.
8,43  9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Fausti, Johan Volfang Gëte

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
18,74  20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 
2,06  2,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Parajsa, Dante Alighieri

Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.
5,62  6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shpresa të mëdha, Charles Dickens

Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
14,99  16,66 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
9,37  10,41 
More
Në gjendje