Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ishulli, Aldous Huxley
  • Ishulli, Aldous Huxley
  • Ishulli, Aldous Huxley

Ishulli, Aldous Huxley

Pema

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.

13,03 
11,73  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ishulli
Origjinali: Island
Gjinia: Roman
Autori: Aldous Huxley
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2019
Fq. 392
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9951-72-16-60

Mbi librin

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.

Pashmangshmërisht, ky ishull i lumturisë ndjell zilinë dhe armiqësinë e botës që e rrethon. Një komplot po merr jetë për të futur nën sundim Palan, dhe ngjarjet zënë fill kur një agjent i komplotistëve, një gazetari të quajtur Farnabi, i mbytet anija aty.

Atë që Farnabi nuk e pret është se si koha që do të kalojë me njerëzit e Palas, do të revolucionarizojë të gjitha vlerat e tij dhe – për habinë e tij të madhe – do t’i japë shpresë.

Komente mbi librin

“Një nga 99 veprat më të mira moderne.”

Anthony Burgess, New York Times

“Ishulli është i mirëpritur dhe nga shumë anë, një shtim i papërsëritshëm i shoqërisë së librave të zgjedhur – nga Platoni deri sot – të cilët kanë paraqitur, në kushtet e përfytyrimit, një pamje koherente të asaj çfarë shoqëria nuk është por mund të jetë.”

New York Times Book Review

“Një prej romaneve vërtet të mëdhenj filozofikë."

The Times (Londër)

“Ishulli mbetet me rëndësi dhe jashtëzakonisht i këndshëm."

Washington Post Book World

Detajet e librit
Pema
9789951721660
9789951721660
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Asgjë të re nga fronti i perëndimit, Erih Maria Remark

Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.
5,86  6,52 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shpresa të mëdha, Charles Dickens

Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
15,64  17,38 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.
12,71  14,12 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, vol.1-2, Uilliam M. Thekëri

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
24,44  27,15 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Krim dhe ndëshkim, Fjodor Dostojevski

Pse u duket kaq i shëmtuar veprimi im? – thoshte me vete. – Ngaqë është një veprim keqbërës? Ç'do të thotë "veprim keqbërës"? Të paktën, ndërgjegjen e kam të qetë. Sigurisht që është bërë një krim, është shkelur një nën i ligjit dhe është derdhur gjak; e pra, për atë nen që është shkelur, merrni kokën time dhe me kaq të mbyllet kjo punë!...
19,55  21,72 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, Teodor Drajzer, vëllimi i dyë

“Një tragjedi amerikane” është historia e Klajd Grifithsit i cili shpenzon jetën e vet në ndjekje të dëshpëruar të suksesit. Në një nivel më të thellë, ky roman është portretizim mjeshtëror i shoqërisë amerikane si të tërë, vlerat e së cilës formëzojnë ambiciet dhe vulosin fatin e personazhit kryesor. Është një përshkrim i pakrahasueshëm i realiteteve të...
14,66  16,29 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
11,73  13,03 
More
Në gjendje