Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)
  • Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)
  • Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)

Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)

Toena

Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët njëri pas tjetrit.

6,94 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja me kamelie
Origjinali: Camille
Gjinia: Roman
Autori: Aleksandër Dyma (i riu)
Shqipëroi: Tajar Zavalani
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2003
Fq. 224
Pesha: 0.245 kg.
ISBN: 978-99927-1-668-1

Mbi librin

Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët njëri pas tjetrit.

Njëri nga ta është Armandi, njeri i shtresave të larta. Ata jetojnë çaste të bukura të një dashurie të pamundur, e cila mbyllet me lotët mbi fletët e librit Manon Lesko.

Fragment nga libri

Nuk mundeni ju me ato 6 a 7 mijë frangë të ardhura që keni, t'i bëni ballë luksit ku është mësuar të jetojë një vajzë qejfi si Margarita. Të hollat tuaja nuk i dalin as për mbajtjen e karrocës së saj. Merreni Margaritën ashtu siç është: një vajzë zemërbardhë dhe e zgjuar. Mundohuni të jeni dashnori i saj për një muaj apo dy; dhurojini lule, bonbona e llozha, por mos kërkoni më tepër dhe, sidomos, hiqini nga mendja ato skena xhelozie që ju bëjnë qesharak.

Duhet ta dini se me kë kini të bëni. Margarita nuk është një vajzë e dalë nga manastiri. Ju e dashuroni, ajo ju ka me sy të mirë, ç'kërkoni më tepër?! Më duket se e teproni kur merrni pozat e burrit të fyer. Mos harroni se kini si dashnore vajzën më të bukur të Parisit; ajo ju pret në një apartament me orendi përrallore, e mbuluar me diamante që nuk ju kushtojnë asnjë frangë dhe, prapëseprapë, nuk jeni i kënaqur. Besa, shumë kërkoni edhe ju...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992716681
ean13
9789992716681
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Nje mal diamanti, Francis Scott Fitzgerald

Le të dashurohemi për ca kohë ne të dy, për një vit apo më shumë. Kjo është një formë hyjnore dehjeje, që duhet ta provojmë të gjithë. Në gjithë këtë botë ka vetëm diamante, diamante dhe ndoshta dhurata të rreckosura deziluzioni.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Zonja me kone, A. P. Cehov

Nakokov e ka shpallur këtë tregim të Çehovit si një nga tregimet e shkurtra më të madhërishme të botës. Një histori dashurie jashtëmartesore mes një bankieri rus dhe një zonje të re me të cilën takohet gjatë pushimeve në Jaltë.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000539

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 3, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepuri është i pasur, John Updike

Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).
19,32 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 2

Novela botërore 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000794

Botuesi: Onufri

Makbethi, Uiliam Shekspir

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.
4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000734

Botuesi: Onufri

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të
6,94 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000339

Botuesi: Ideart

Tre Musketeret, Alexandre Dumas, pershtatje per femije

Në vitin 1627, një njeri i quajtur D'Artanjan, erdhi në Paris për t'u bërë "mbret" i Moskëterëve. Tre nga këta luftëtarë trima - Portos, Atos dhe Aramis, u bënë shumë shpejt miqtë e tij. D'Artanjani ra në dashuri, por njëherësh atij iu shfaq edhe një rrezik i madh. 
2,97 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...
12,39 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001338

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 2, Aleksandër Duma

Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes...
12,39 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
19,82 CHF
More
Ne gjendje