- Ka mbaruar

Banner
Duka La Roshfuko është një nga njerëzit e rrallë të kësaj bote që lindin pas vdekjes, po të perifrazonim një thënie të Niçes. Krijimtaria e tij e kursyer i ka të rralla shoqet sa i takon ngasjes për debate e polemikë.
Titulli: Maksima
Origjinali: Maximes
Gjinia: Maksima
Autori: La Roshfuko
Shqipëroi: Kastriot Mahilaj
Shtëpia botuese: EMAL
Viti: 2009
fq. 188
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99956-47-29-X
Duka La Roshfuko është një nga njerëzit e rrallë të kësaj bote që lindin pas vdekjes, po të perifrazonim një thënie të Niçes. Krijimtaria e tij e kursyer i ka të rralla shoqet sa i takon ngasjes për debate e polemikë. Diskutimet e zjarrta nisën që në botimin e parë të tyre më 1665 dhe vazhdojnë deri sot e kësaj dite.
Leximi i maksimave dhe refleksioneve morale të La Roshfukosë i ngjan kuvendimit me një zotëri që thotë gjëra të reja pothuaj të padëgjuara dhe në një mënyrë gjithaq të pashoqe. Ti befasohesh dhe nuk kupton tamam nëse befasia të vjen nga çka ai thotë, apo nga mënyra se si e thotë. Mes rreshtave të maksimave seç ka një joshje enigmatike që të kujton atë të efektit të Mona Lizës.
François de la Rochefoucauld (1613-1680) qe aktiv në fushëbetejat e luftës dhe të politikës si dhe në sallonet letrare parisiane. Me maksimat ai synoi "të tregonte lakuriq zemrën njerëzore" duke u grisur maskën false plot virtyte sipërfaqësorë. Maksimat janë një leksion i madh sinqeriteti dhe një kryevepër proze të kthjellët e të përpiktë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001887
Botuesi: OMBRA GVG
Sokol Xhaka ka lindur në qytetin e Vlorës. Mbaron politeknikumin "7 Nëntori" (sot "Harry Fultz") si mekanik i përgjithshëm. Punoi dy vjet në N.N. miniera, për të mbaruar më vonë Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë në Tiranë, në degën Gjuhë - Letërsi.
Referenca: 2333
Botuesi: Argeta LMG
Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.
Referenca: 2598
Botuesi: Te tjere
Fjalët e urta kanë kaluar në filtrin e rrjedhës së kohërave, ashtu si gurët e lumit në rrjedhën e ujërave, me ndryshimin që këta gurëz të jenë prej floriri. Dhe ekuivalenti "thesar" apo "fjalë ari" është më i pranueshmi posa që s'ka fjalë tjetër më "të çmuar" se thesari dhe ari.
Botuesi: Shtëpia e Librit
I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër është kronika e paharrueshme e George Orwell mbi rrugët e Parisit dhe Londrës dhe njerëzve që nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të jetojnë në to.
Referenca: SKU001702
Botuesi: Bota Shqiptare
Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë.
Botuesi: Dituria
Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
Referenca: 2958
Botuesi: Zambaku
Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.
Botuesi: Pema
Shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi – e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore – por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë...
Botuesi: Pegi
Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe...
Botuesi: Dritan Tirana
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
Referenca: SKU001215
Botuesi: OMBRA GVG
Shiko edicionin e ri këtu
Botuesi: Dituria
Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.
Botuesi: UEGEN
Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
Botuesi: Dritan Tirana
Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.
Botuesi: Fan Noli
Nakokov e ka shpallur këtë tregim të Çehovit si një nga tregimet e shkurtra më të madhërishme të botës. Një histori dashurie jashtëmartesore mes një bankieri rus dhe një zonje të re me të cilën takohet gjatë pushimeve në Jaltë.
Duka La Roshfuko është një nga njerëzit e rrallë të kësaj bote që lindin pas vdekjes, po të perifrazonim një thënie të Niçes. Krijimtaria e tij e kursyer i ka të rralla shoqet sa i takon ngasjes për debate e polemikë.