Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Rënia e së ardhmes, Vincent W.J. van Gerven Oei
  • Rënia e së ardhmes, Vincent W.J. van Gerven Oei

Rënia e së ardhmes, Vincent W.J. van Gerven Oei

Ajo që bie nuk është vetëm jeta shoqërore e një vendi, por, ende më keq, është botëkuptimi hegjemon sipas të cilit kjo jetë është ngritur.

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rënia e së ardhmes
Kategoria: Histori
Autori: Vincent W.J. van Gerven Oei
Perktheu: Bledar Qalliu
Botues: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2023
Fq. 422
Pesha: 0.750 kg
ISBN: 978-9928-373-12-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë libër, Van Gerven Oei merr në shqyrtim ndërthurjen mes artit dhe politikës, duke rindërtuar kësisoj, me saktësi dhe me dhimbje, shkrim pas shkrimi, imazhin lëvizës të kolapsit bashkëkohor shqiptar. Ajo që bie nuk është vetëm jeta shoqërore e një vendi, por, ende më keq, është botëkuptimi hegjemon sipas të cilit kjo jetë është ngritur.
Mbi rrënojat llamburitëse e shumëkatëshe të kësaj rënieje, mbetet në këmbë aleanca e një klase politike përherë e më të kriminalizuar, një elite kulturore dhe një pranie ndërkombëtare që nuk ka asgjë për të ofruar. Si mënyrë të vetme për të mbajtur pozitën e uzurpuar, kjo aleancë ka molepsjen e mëtejshme të realitetit me copëza të një hiperrealiteti ku çdo synim është arritur ose është fare pranë, ku çdo premtim është përmbushur ose do të përmbushet shumë shpejt, ku ky makth i përbashkët është një varg suksesesh të njëpasnjëshme e të pandalura. Ky libër është dëshmi besnike e këtij krimi në bashkëpunim.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928373120
ean13
9789928373120
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2133

Botuesi: Albin

Heronjte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 
6,66 
More
In Stock

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Kishat e Shqipërisë: historia, arkitektura, shek. IV-XV, Aleksandër Meksi

Ky vëllim shoqërohet me bibliografinë, ku paraqitet literatura e shfrytëzuar. Në të paraqiten ë gjitha monumentet, përfshirë dhe ato që janë zbuluar e studiuar në këto vitet e fundit, që japin në këtë mënyrë më të plotë arkitekturën e kishave të Shqipërisë në shekuj.
111,00 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.
9,99 
More
Në gjendje

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vol.3, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.
22,20 
More
Në gjendje

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.
7,77 
More
Në gjendje