Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi
  • Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat kanë “nderuar” edhe autorin e këtij artikulli duke e renditur në listën e të dënuarve me vdekje!!!

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Prapaskena e vitit 1997

Origjinali: Prapaskena e vitit 1997

Gjinia: Histori

Autori: Kostandin Koliqi

Shtëpia botuese: West Print

Viti: 2019

Fq. 115

Pesha: 0.235 kg

ISBN: 978-9928-249-90-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Pjesa e parë e librit hapet me analizën: “Përgatitja e terrenit që solli katastrofën”, ku ndërmjet të tjerave autori shkruan se ish komunistët tashmë me emra të rinj socialistë e socialdemokratë, shfrytëzuan zemrimin e drejtë të popullit për humbjen e parave në firmat piramidale për të marrë pushtetin me çdo çmim. Shumë oficerë të sigurimit u kthyen nga emigrimi dhe mbanin ligjirata nëpër klube dhe rrugë, për ta marrë armët e për të marrë pushtetin që ua kishin marrë armiqtë e popullit!!!

Autori përshkruan shpartallimin e policisë së pa armatosur më 10 shkurt 1997, si dhe thirrjen e Gjinushit dhe Cekës: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje , ja liri”, autori flet edhe për disa gra shamizeza që dilnin në krye të turmës, por që autori këtij atikulli në shumë shkrime i kam quajtur: jo gra shamizeza, por gra zaqezeza, të tilla janë gratë komuniste që me fëmijë për dore dilnin në krye të turmës... 

“Në 15 ditëshin e dytë të janarit ’97, thotë Koliqi, shkarkohet nga detyra kryetari i SHIK-ut, z. Enver Memishaj, një zotri që e njihte, në mënyrë të shkëlqyer Vlorën, mentalitetin e popullit të saj, forcën e ideve komuniste atje, aktivitetin e ish oficerëve të sigurimit, por që njihte edhe detyrën e tij në mënyrë po kaq të shkëlqyer. U zëvëndësua nga i ndjeri Shkëlqim Agolli, nga Korça, që për 45 ditë që qëndroi në atë detyrë, besoj se edhe rrugët e Vlorës nuk arriti që t’i mësojë. Më vonë ky u vra në Greqi...”

Hyrjen e studentëve në grevën e urisë në Universitetin e Vlorës autori e përshkruan kështu: “Rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë ishin vendosur rojet e armatosura, rreth 200 veta! Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e vlonjatëve. Këta vinin nga fshtrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorësdhe ishin të armatosur...”

Pra këtu duhet të vëmë re se ende pa u djegur godina e SHIK –t (Shërbimi Informativ Kombëtar), u shfaqën njerës të armatosur dhe po kështu fshtarët e Lumit të Vlorës kishin zbritur në qytet, përse?

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat kanë “nderuar” edhe autorin e këtij artikulli duke e renditur në listën e të dënuarve me vdekje!!!

Para kësaj gjendje thotë autori mblodha shokët e mi, oficera të shërbimit sekret, dhe u thash: “Këtu do të shkojë gjaku në gju, ne s’mund të bëjmë gjë... ju jeni të rinj mblidhni plaçkat dhe ikni në Tiranë, unë do të qëndroj këtu, për të kryer detyrën time deri në fund”. 

Dhe Kostandin Koliqi qëndroi në krye të detyrës, pa menduar për vdekjen që e kanoste në çfdo hap që hidhte në tokën e Vlorës, nga bandat komuniste. Është me inters përshkrimi që bën autori për sulmin mbi godinën e SHIK-ut, pasi nga ky slulm antikombëtar e antishqiptar rrjedh gjith katastrofa që i sollën komunistët popullit tonë, duke shfrytëzuar zemrimin e popullit nga humbja e parave në firmat piramidale. Vrasjen e oficerëve të shtetit shqiptar Besnik Hidrit e Lekë Qokut, sot dëshmorë të atdheut dhe të dekoruar, autori e ka përshkruar me lot dhe zemrimin e një atdhetari që po sheh jo vetëm shkatërrimin e shtetit por edhe shkatërrimin e humanizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve të thirrur nga komunistët. Po me ngjyra të gjalla e emocione autori përshkruan edhe masakrime të tjera që bandat komuniste bënë ndaj oficerëve dhe nëpunësve të shtetit. 

Syrit të një koloneli të shëbimit sekret nuk mund t’i shpëtonin veprimet antikombëtar që kryen bandat si grabitja në muzeun arkeologjik të Durrësit, grabitja e shkatërrimi bibliotekës së Vlorës, qëllohet me plumb portreti i Ismail Qemalit, katri radës vihet në dipozicion të Zan Caushit e se si Vlora dhe gjith Jugu i Shqipërisë bie në dorë të banave komuniste. Autori librit arrin në përfundimin se në Vlorë, në Jug dhe në gjith Shqipërinë, në vitin 1997, bandat e komunistëve, populli i indoktrinuar nga ideologjia komuniste, nën shembullin e njesiteve terroriste komuniste të gjatë Luftës Antifashisre duke shfrytëzuar zemrimin popullore kishin rrëmbyer armët për të marrë pushtetin nga armiqtë e popullit të emërtuar Partia Demokratike. 

Në krye të turmave për hakmarrje e për pushtet, për ambicje personale, dolën shumë njerës pa moral që dogjën Shqipërinë për ta marrë ata pushtetin si Skënder Gjinushi, Neritën Ceka, Daut Gumeni, Namik Dokle, Sabit Broka, Bahri Boriçi, Rexhep Mejdani,Gramos Ruçi, ndërmjet tyre ishin dhe dy gazetare Zenepe Luka dhe Rudina Xhunga që me artikujt e tyre i vunë flakën Vlorës, etj. Ky është përfundimi që arrin autori në analizën që iu bën atyre ngjarjeve. 

Por autori është objektiv kur gjen fajtorin për katastrofën që ndodhi, herë në mënyrë direkte e herë me xhentilencën që e karakterizon na lë të kuptojmë se në fund të fundit shkatërrimi i shtetit erdhi nga pa afëtsia e drejtuesve të atij shteti, nga se nuk drejtuesit e lartë nuk e kuptuan kurrë se çfarë po ndodhte në Vlorë, nuk ditën të manovrojnë me metoda demokratike për të ndalur zemrimin popullore, nuk kishin përvojën e duhur, dhe nga vetbesimi pa baza te vetja, pra shkurt ishte faji i qeverisë që lejoi firmat piramidale dhe u tragua e pa aftë për të mbajtur pushtetin. 

Libri ilustrohet me shumë fotografi të kohës. Kopertinëa e librit të detyron të qëndron gjatë për të vëzhguar e shijuar atë kompozim që fut në mendime, e kjo falë talentit të autores së kompozimit Sabina Koliqit, vajza e autorit. Përgëzime Sabina. Vlerësime të larta për redaktorin e librit zotrinë e ndeuar Behar Gjoka, dekoruar “Nder i Burrelit”, po ashtu nderime të veçanta për Nikoleta Kovaçin, recensuese e librit. 

Në pjesën e dytë të librit autori ka renditur kronologjikisht artikuj të botuar ndër vite në shtypin e përditshëm. Kjo pjesë na flet fare qartë për sheqetësimin atdhetar, qytetar e intelektual të Kostandin Koliqit për fatet e vendit të tij. Tashmë nuk flet më një oficer i lartë i shërbimeve sekrete, sepse bandat komuniste e kishin shkartkuar nga detyra por flet një qytetar që e lidh fatin, jetën e tij me atdheun e tij. 

Kështu ai i drejtohet presidentit të Republikës të mos gradojë rebelë, bën thirrje që qytetarët duhet të shkojnë në votime, i bën një mesazh publik Edi Ramës. Si një specialist i shërbimit sekret jep mendime për dosjet, për luftën kundër terrorizmit, kundër krimit. Bën replika me durrësakun Duka, bën analiza të thella si “Dukuria Rama”, meditime si “Dueli dhe kanuni” etj. 

Në pjesën e tretë të librit shohim shqetësimin e një pensionisti, se tashmë Kostandin Koliqi ka dalë në pension, për problemet shoqërore e politike të vendit të tij, statuse në fb, portale etj.  Kjo pjesë që e mbyll librin na paraqet portretin e plote, karakterin dhe personalitetin e një oficeri madhor, e një nëpunësi të lartë, e një qytetari me vizion europian që shqetësohet hallet dhe problemet e popullit të tij. Edhe në pension Kostandin Koliqi nuk ka preferuar shëtitjet buzë detit në Durrës ku banon, por aktivitetin, mendimin dhe gjallërinë ne favor të popullit të tij. 

Ky pra është njeriu model, shembulli i qytetarit aktiv që nuk parapëlqen qetësinë e një pensionisti por jetën plot vrull e gjallëri dhe personalitete si Kostandin Koliqi, nuk mund të quhen pensionistë sepse ata janë gjithëmonë në punë, për të mirën e paqen e shoqërisë sonë. 

Kostandin Koliqi i shërbeu vendit të tij përmbi 40 vjet si oficer kariere, kolonel i shërbimev sekrete, i specializuar në shërbimet sekrete të NATO-s (Ushtria amerika, gjermane dhe turke) dhe tani së fundi kryen detyrën e fundit ndaj atdheut na le kujtimet e tij me libërin “Prapaskenat e vitit 1997”. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928249906
ean13
9789928249906
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.
3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Shqipëria e madhe, Luka Mikeleta

Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2866

Botuesi: Plejad

Hyjnite kishin te drejte, Leon Rey

Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur.
6,94 CHF
More
In Stock

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Të drejtat e Shqipnisë Ethnike, At Giuseppe (Zef) Valentini

Shqiptarët, shkruente ish-Kryeministri i Belgradit, nuk janë nji Komb, por vetëm nji përzimje fisesh pa typ të përbashkëtë, pa gjuhë t'unjisueme, pa histori e pa atdhe. Ata s mund të mbahen si nji popull (Komb), pse populli asht nji rezultet politik.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
19,82 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001203

Botuesi: Te tjere

Shqipëria e Poshtme, John Foster Fraser

Populli që bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. Atje dhe, në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari. Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori.
3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Histori e Shqipërisë 1912-2000, Valentina Duka

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç'thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...
5,95 CHF
More
Në gjendje