Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Loja qe ndryshoi Shqiperine, Sokol Balla
  • Loja qe ndryshoi Shqiperine, Sokol Balla

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

UET Press

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja që ndryshoi Shqipërinë
Origjinali: Loja që ndryshoi Shqipërinë
Gjinia: Histori
Autori: Sokol Balla
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 164
Pesha: 0.294 kg.
ISBN: 978-9928-190-99-4

Fragment nga libri

Kisha qenë në ndeshjet e Kombëtares dhe të "17 Nëntorit" për vite të tëra rresht. Shtëpia ime e dytë ishte stadiumi "Qemal Stafa". Por për herë të fundit kisha qenë aty më shtator 1990. Dy herë.

"Dinamo" kampione ndeshej me kampionët e "Olympic Marseilles". Nuk di se si gjeta mënyrën të çaja kordonin policor për të hyrë në fushë. Deri aty ku trajneri i francezëve po testonte fushën, i shoqëruar nga një gazetar i "Sporti Popullor".

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.

Kaiseri firmosi foton dhe më pas fshiu dorën nga djersa e dorës sime të sikletosur që iu drejtua për ta shtrënguar. Gazetari i "Sportit Popullor" lajmëroi policët, të cilët më intervistuan me hollësi, por qëllimi ishte tjetër.

Ata kërkonin të shihnin se çfarë letre kishte firmosur gjermani i famshëm. Për më tepër, njëri prej tyre tentoi ta griste, por duhet të ketë ndeshur sy njerëzish të inatosur. Ishin kohë të vështira për regjimin.

Njerëzit braktisën shkallët e stadiumeve dhe iu drejtuan ambasadave dhe shesheve e, më pas, edhe porteve dhe kufijve. Në stadium nuk do ktheheshin për shumë vite me radhë. Bashkë me ta, as unë.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190994
ean13
9789928190994
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Dëshmia e puçit, Sokol Balla

Sokol Balla sjell në këtë botim tregimin e ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë prostuesve, rrëfimet e të akuzuarëve për grusht shtetit, denoncimi i Top Channel  dhe skena okulte që u zhbë nga News24.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Të Rënët, volumi 2, Hilë Lushaku, Bajram Ibraj

Të rënët:kushtuar punonjësve të strukturave të varësisë së Ministrisë së Brendshme, të rënë në detyrë apo për shkak të saj) : [në kujtim të jetëve të humbura në radhët e institucioneve ligjzbatuese të Ministrisë së Brendshme 1990-2022.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...
0,00 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001312

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1, Hilë Lushaku

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e...
15,85 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2812

Botuesi: Naimi

Shqiperia, e shkuara dhe e tashmja, Koste Çekrezi

Se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç'thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm: zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2887

Botuesi: Te tjere

Mbreteresha Olimpia, Resmi Osmani

I tillë qe fundi i Olimpias, e cila arriti dinjitetin më të lartë ndër gratë e kohës së saj, ngaqë ishte bijë e Neoptolemit, mbret i Epirit, motër e Aleksandër Molosit që ndërmorri luftën në Itali, gjithashtu gruaja e Filipit, më i fuqishmi midis atyre që qeverisnin në Evropë dhe nënë e Aleksandrit, veprimtaria e të cilit ishte madhështore dhe shumë e...
6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Shqipëria një dhe njëmijë, Indro Montanelli

Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.
9,81 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
4,95 CHF
More
Ne gjendje