Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Shqipëria, përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare, Marcin Czerminski
  • Shqipëria, përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare, Marcin Czerminski

Shqipëria, përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare, Marcin Czerminski

Onufri

Çerminjski, në mënyrë shumë të goditur, paraqet kompleksitetin e qëndrimeve të shqiptarëve ndaj fesë, normave e rregullave zakonore, duke shmangur relacionet tipike të shkruara nga eksplorues të shekullit XIX, që stereotipizon figurën e shqiptarit. 

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria, përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare (kopertinë e trashë)
Origjinali: Albania, zarysy etnograficzne, kulturalne i religijne
Gjinia: Histori, kulturë
Autori: Marcin Czermiński
Shqipëroi: Leonard Zissi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 352
Pesha: 0.552 kg.
ISBN: 978-9928-186-11-9

Komente mbi librin

"Çerminjski, në mënyrë shumë të goditur, paraqet kompleksitetin e qëndrimeve të shqiptarëve ndaj fesë, normave e rregullave zakonore, duke shmangur relacionet tipike të shkruara nga eksplorues të shekullit XIX, që stereotipizon figurën e shqiptarit. Në botën shqiptare që paraqet Çerminjski ka vend si heroizmi në mbrojtjen e besimit katolik, ashtu edhe ndërrimi i fesë, në dukje i shkaktuar nga arsye të rëndomta.

Me një stil prej tregimtari, duke iu referuar shpesh ngjarjeve dramatike nga veprimtaria e priftërinjve katolikë, Çerminjski merr rolin e predikuesit, por njëkohësisht krijon tregime larg punimeve tipike shkencore apo koreografike. Mënyra e të treguarit të Çerminjskit është ndërtuar sipas një pakti të lidhur e të pranuar në faqet e revistës që ai drejtonte.

Në krijimin e përshkrimeve të zakoneve shqiptare, autori përpiqet t'u shmanget vlerësimeve morale dhe i bën ato vetëm në rastet kur ato janë qartësisht të dënueshme nga pikëpamja e etikës kristiane. Ndjeshmëria e misionarit dhe shqisa e lartë vëzhguese e tij, që përbëjnë veçoritë dalluese të veprave të jezuitit krakovian, marrin një rëndësi të veçantë kur autori paraqet karakteristikat thelbësore të besimit fetar shqiptar, madje ato përbëjnë edhe udhërrëfyesin orientues dhe motivues të veprës që shkroi, duke përforcuar edhe përfytyrimin e tij për fenë...

Në Parathënien e relacioneve nga udhëtimi në Bosnjë – Hercegovinë, botuar në vitin 1899, Çerminjski konfirmon se libri i tij për Shqipërinë, botuar në vitin 1893, ndikoi në rritjen e dukshme të interesimit të polakëve për tematikën e Ballkanit. Tematika shqiptare është pasqyruar gjithashtu në punimet e tjera të Marçin Çerminjskit, që janë botuar pas vitit 1893, ndonëse kryesisht në formën e njoftimeve të shkurtra për praninë e shqiptarëve në Malin e Zi dhe në ishujt grekë dhe përshkrimit të kolonisë shqiptare në afërsi të Zarës kroate.

Vepra e Marçin Çerminjskit, relativisht pak e njohur nga studiuesit europiano – perëndimorë, ndoshta edhe për shkak të gjuhës në të cilën është shkruar, mund të themi me bindje se ajo mund të radhitet si një pasuri nga më origjinalet e albanologjisë botërore dhe, ç'është më e rëndësishme, ajo është krijuar shumë më herët nga veprat e tjera klasike të këtij lloji.

Kështu, zakonet shqiptare janë përshkruar në veprën "High Albania" (Shqipëria e Epërme) të studiueses britanike Edith Durham, që u botua në vitin 1909, ndërsa paraqitja interesante e besimit fetar shqiptar, është bërë vetëm në vitet '20 të shekullit XX, atëherë kur jezuiti italian Fulvio Cordignano botoi punimet e tij."

Tadeush Çekalski, historian polak, autor i shumë veprave për historinë e Shqipërisë, punonjës shkencor në Institutin e Historisë të Universitetit të Jagellonit në Krakov

"Gëzohem që librat e Çerminjskit mbërritën në Tiranë, pra në tokën që e përshkroi autori ynë, një shkrimtar shumë interesant dhe themeluesi i reportazheve misionare polake."

Atë Dr. Bogusllav Steçek, Drejtor i Arkivit të shoqatës jezuite të Provincës Jugore të Polonisë në qendër në Krakov

"Atë Marçin Çerminjski, prift jezuit polak, misionar, historian, redaktor dhe botues, lindi më 7 janar 1860 në qytetin e Glinjskit dhe vdiq më 8 janar 1931 në qytetin e Lvovit. Të dy këto qytete polake sot ndodhen në territorin e Ukrainës. Pas përfundimit të gjimnazit fetar në Krakov, kreu studimet teologjike në Universitetin Papnor Gregorian të Romës, ku mori doktoraturën e filozofisë.

Në vitin 1883 u pranua si prift i liçensuar, ndërsa në vitin 1885 hyri në Urdhrin e Etërve Jezuitë. Nga viti 1889 deri në vitin 1919 ishte redaktor i revistës polake "Misionet Katolike". Si njohës i disa gjuhëve evropiane, ai vendosi kontakte të shumta e të drejtpërdrejta me misionarë fetarë të vendeve të ndryshme të Europës, duke marrë pjesë së bashku me ta në ekspeditat që organizoheshin me misionet fetare.

Një nga misionet e para fetarë të Çerminjskit, ishte edhe misioni që ai ndërmori në Shqipëri në vitin 1892, kohë në të cilën Shqipëria ndodhej nën Perandorinë Osmane. Nga materialet e para të grumbulluara në vend, si dhe ato të shfrytëzuara nga arkivat shkencore, në vitin 1893 Çerminjski botoi librin e parë nga historia e popujve të tjerë me titull: "Shqipëria, përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare", i cili konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të tij.

Në parathënien e librit, autori shkruan se tema e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri "është shtjelluar aq gjerësisht, saqë nuk gjendet në asnjë botim tjetër". Ndërkohë, historiani i njohur polak i ditëve të sotme, autor i shumë librave për historinë e Shqipërisë, Tadeush Çekalski, e vlerëson kështu librin e Çerminjskit: "Sipas bindjes sime, ky është një nga librat më interesantë për shqiptarët, botuar në shekullin XIX".

Pas librit për Shqipërinë, atë Çerminjski shkroi edhe libra të tjerë me përmbajtje historike, ndërmjet të cilëve, nga më kryesorët përmendim: "Në Dalmaci dhe Malin e Zi", "Nga Udhëtimet në Bosnjë Hercegovinë", "Nga Greqia dhe Kreta", "Në malin e Athosit" etj."

Leopard Zissi

Detajet e librit
9789928186119
9789928186119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqipëria, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Skënderbegasit ndër vite, pjesa e parë, Kujtim Boriçi, Maksim Fejzulla

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.
24,08 CHF 26,75 CHF
More
Ka mbaruar

Arbëria, në kufijtë e mbijetesës, Gjet Ndoj

Ky libër sjell për lexuesit shqiptar tema të patrajtuara më parë nga histogafia shqiptare, tematika të cilat kanë të bëjnë me vlera themelore të popullit shqiptar njëherësh vlera europiane të tij. Libri ka 22 kapituj dhe 742 faqe ndërsa në pjesën e 6 te tij përfshijnë itinerar kulturor “40 udhetime për të kundruar arbërinë e “mbetur”.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dibranë dhe tiranas, Faruk Borova

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, jam përpjekur të shpjegoj situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Artini

Muhaxhirët, Dosja Britanike, Bejtullah Destani

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krerëve më tragjikë të historisë së popullit shqiptar.Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2529

Botuesi: Argeta LMG

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shqipëria e Epërme, Edith Durham

Një rrëfim magjepsës, tronditës, pse jo dhe dramatik, që sjellë të gjallë një botë sa epike e heroike aq edhe të prapambetur, primitive e të pamëshirshme, ku asgjë s'është ashtu siç duket dhe ç'është kryesorja, shpesh mjaft të ndryshme nga shëmbëllimet romantike që kemi për historinë.
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Ka mbaruar