Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre
  • Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

Botart

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...

25,97 
23,38  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe
Origjinali: A spy among friends: Kim Philby and the great betrayal
Kategoria: Histori
Autori: Ben Macintyre
Shqipëroi: Sokol Mici
Botues: Botart
Viti: 2022
Fq: 376
Pesha: 0.69 kg
ISBN: 978-9928-341-47-1
This book is in Albanian

Mbi librin
... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik pa lidhje me pjesën tjetër të botës. Por Shqipëria, e futur mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Adriatikut, do të bëhej një çelës në fushëbetejën e Luftës së Ftohtë. Pas luftës, Zogu, Mbreti i Shqipërisë, u rrëzua nga froni sepse vendi ra nën sundimin e hekurt të Enver Hoxhës, udhëheqësi i papëshirshëm dhe dinak i partizanëve komunistë, që filloi të shndërronte Shqipërinë në një shtet stalinist. Në vitin 1949 Shqipëria ishte një objektiv joshës për skifterët antikomunistë në Shërbimin e Fshehtë Britanik dhe atë amerikan: e ndarë nga Jufosllavia dhe Blloku Sovjetik (Jufosllavia u shkëput nga BRSS-ja), Shqipëria ishte një vend i varfër veudal, me një popullsi të vogël dhe politikisht të paqëndrueshme.
E parë nga Londra dhe Uashingtoni përmes një filtri që ua paraqiste siç e donin vetë, Shqipëria dukej të ishte gati të trondiste komunizmin: diversantë të stërvitur do të hidheshin në Shqipëri për të vendosur lidhjet me grupet rebele, duke ndezur më në fund një luftë civile që do të rrëzonte Hoxhën. Mendohej se po të minohej me sukses komunizmi shqiptar. atëherë kjo do të shkaktonte një "reaksion zinxhir, që do të zmbrapste valët e imperializmit sovjetik"...

Detajet e librit
9789928341471
9789928341471
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Lashtësisë, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.
35,06  38,96 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
10,52  11,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
14,03  15,58 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Revolucioni grek, Mark Mazower

...Gjuha shqipe u dha shumë prej të ashtuquajturve "grekë" dhe "turq" një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjëherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë mes atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin.
25,71  28,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
17,53  19,48 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...
23,38  25,97 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
23,38  25,97 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
18,70  20,78 
More
Ne gjendje