Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Jete paralele, Plutarku, vol. 1
  • Jete paralele, Plutarku, vol. 1

Jetë paralele, Plutarku, vol. 1

Plejad

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.

177,68 SEK
159,91 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetë paralele, vëllimi i parë
Origjinali: Plutarch’s lives
Gjinia: Histori
Autori: Plutarku
Shqipëroi: Ilirjana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2018
Fq. 444
Pesha: 0.406 kg.
ISBN: 978-9928-183-41-5

Mbi librin

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.

Ai ka lindur në Chæronea, një qytet i vogël në Bœotia “i shquar për asgjë”, shënon një nga përkthyesit e tij, “përveçse për bindjen dhe servilizmin e banorëve të tij”. Madje edhe viti i lindjes së tij është i pasigurtë, disa e caktojnë afërsisht nga mesi i sundimit të Claudius-it, të tjerë rreth fundit, pra afërsisht në vitin 45 apo 50 pas Krishtit.

Dimë se ai ishte Grek dhe kishte një arsimim tradicional Grek. Dimë edhe se ai studionte filozofi në Athinë dhe se mësues kishte Ammonius-in, në periudhën kur Neroni bëri sulmet e befasishme në Greqi në vitin e dymbëdhjetë të sundimit të Perandorit, viti 66 pas Krishtit.

Gjithashtu dimë se Plutarku ishte nga një familje e pasur. Stërgjyshërit e tij kishin qenë magjistratë dhe kishin qenë relativisht jetëgjatë. Plutarku kishte njohur stërgjyshin e tij, Nicarchus, për të cilin lexojmë në Jetën e Marc Antony-t se ishte fshikulluar nga ushtarët Romakë ndërkohë që e detyronin të barte grurë për në bregdet.

Plutarku kishte arritur të njihte edhe gjyshin e tij, Lamprias, i famshëm për gojtarinë e tij të nxitur nga vera dhe gjithashtu bën një përshkrim të gjallë në këtë rrëfim, burim i një historie rreth gostive të ekzagjeruara në mënyrë fantastike që Antony dhe Cleopatra shtronin për rrethin e miqve të tyre tejet tolerues, të cilët e quanin veten “Banorët e Paimitueshëm”.

Siç thuhet, jeta në shtëpi e Plutarkut ishte e qetë, megjithëse shpesh e errësuar nga tragjedia e vdekjes së hershme, një rrezik i zakonshëm i asaj kohe. Ai kishte të paktën pesë fëmijë – katër djem dhe një vajzë – nga gruaja e tij Timoxena.

Për të bijën e tij, e cila kishte emrin e të ëmës, Plutarku shkruante: “Kur ajo ishte shumë e vogël, shpesh do ta luste mëndeshën e saj që t`i jepte gji jo vetëm fëmijëve të tjerë, por edhe kukllave dhe kukllave bebe të saj, të cilat konsideroheshin si vartësit e saj dhe që ishin nën mbrojtjen e saj”. Ajo vdiq në moshë të njomë dhe Plutarku humbi edhe dy nga djemtë shumë shpejt.

Përgjigja e Plutarkut për vdekjen e bijës së tij shpesh citohet nga studiuesit si model i një dinjiteti të qetë gjatë zisë. Paraqitja e tyre është një ese në formën e një letre të titulluar Ngushëllimi për Gruan e Tij, të cilën Plutarku ia shkruan Timoxena-s, duke e këshilluar që të pikëllohet “brenda kufijve të arsyeshëm”. “Se deri ku shkon humbja jonë, unë e di dhe e vlerësoj vetë.

Por nëse e shoh pikëllimin tënd të jashtëzakonshëm, atëherë shqetësimi im për ty do të jetë më i madh sesa ai i humbjes sonë. Unë nuk jam ‘gur apo dru’ (i fortë) si ty, o gruaja ime në përkujdesin e fëmijëve tanë të shumtë, çka mund ta dëshmojë secili prej tyre që e kemi rritur vetë në shtëpi”.

Në vend që ta linin veten që të shkatërroheshin nga humbja, ata mundën që në mënyrë më të dobishme të kujtojnë fatin e mirë të tyre, ndonëse të shkurtër: “Përse duhet të harrojmë arsyet për të cilat shpesh u jemi drejtuar të tjerëve dhe ta shikojmë dhimbjen tonë të tanishme si diçka harruese dhe fshirëse të gëzimeve tona të mëparshme?”

Plutarku ishte një njeri i ditur sipas standarteve të kohës së tij dhe të epokës së tij. Në rininë e tij ai kishte udhëtuar në Egjipt – i cili ishte një stad në Turin e Madh Klasik – gjithashtu në Greqi dhe në Azinë e Vogël.

Sigurisht që kishte vizituar Italinë – “për çështje shtetërore” – tregon ai në Jetën e Demosthenes-it, por nuk arriti të mësojë Latinishten deri në moshë të shkuar, “duke mos pasur kohë të lirë ndërkohë që isha në Romë dhe në vise të tjera të Italisë për tu ushtruar në gjuhën Latine”.

Ai i jepte leksionet publike në filozofi në gjuhën Greke. Pas qëndrimit të tij në Itali - sërish datat e sakta u kanë shpëtuar historianëve - Plutarku u tërhoq në Chæronea për të shkruajtur “Jetët”. “Unë vetë jetoj në një qytet të vogël”. ka shkruajtur ai në mënyrë të shkëlqyer, “dhe zgjodha të jetoja atje nga frika se mos qyteti bëhej edhe më i vogël”.

Pra, një pjestar besnik dhe me shpirt popullor i një komuniteti për popullsinë e të cilit ai refuzoi “të bëhej edhe më i vogël nga largimi madje edhe i një personi të vetëm” dhe ku shërbeu për një periudhë kohe si antar komisioni për ujrat e zeza dhe për ndërtimet publike.

Detajet e librit
Plejad
9789928183415
9789928183415
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Heronjtë, Simon Sebag Montefiore

Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.
133,26 SEK 148,06 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001350

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e dytë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje