Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Qyteterimi, Kenneth Clark
  • Qyteterimi, Kenneth Clark

Qytetërimi, Kenneth Clark

IDK

Një ndër librat më të lexuar në botë të autorit të mirënjohur Kenneth Clark. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qytetërimi
Origjinali: Civilisation
Gjinia: Histori
Autori: Kenneth Clark
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2005
Fq. 332
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 978-99927-661-0-7

Mbi librin

Një ndër librat më të lexuar në botë të autorit të mirënjohur Kenneth Clark. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona, duke ndaluar shikimin në një sërë qytetesh, qendra të vërteta të shpirtit krijues europian, në një sërë episodesh që shënojnë etapat kryesore të zhvillimit të këtij qytetërimi dhe të një vargu fi gurash gjeniale që me veprat e tyre në filozofi , arkitekturë, pikturë, skulpturë, poezi, shkencë e inxhinieri, kontribuon që ne të mundemi ta kuptojnë më mirë botën që na rrethon dhe vetveten tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992766107
ean13
9789992766107
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 2, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000998

Botuesi: Dituria

Bizantinet, Averil Cameron

Bota bizantine gjendej edhe aty ku takohej Islami i hershëm dhe Krishtërimi, dhe bizantinët patën të bënin dhe jetuan pranë myslimanëve, nga arabët në shekullin VII deri te turqit në shekullin XV.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Jetë paralele, Plutarku, vol. 1

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001350

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e dytë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
750 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Krijimi i identiteteve kombëtare, Anne-Marie Thiesse

Asgjë nuk është më ndërkombëtare sesa formimi i identiteteve kombëtare. Ky paradoks është me peshë, përderisa veçanësia e pamohueshme e çdo identiteti kombëtar ka qenë pretekst përplasjesh të përgjakshme. E pra ata kanë dalë nga i njëjti model, zbatimi i të cilit është kryer në një kuadër shkëmbimesh intensive ndërkombëtare.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Ku është gabuar, Bernard Lewis

Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori e shkurtër e botës, Ernst H. Gombrich

Tërheqës, plot dije dhe shembuj, Ernst Gombrich na shpalos të gjithë zhvillimin e njerëzimit. Kjo është historia e botës e rrëfyer nga një mendje e ndritur: joshës si një roman, i pasur si një enciklopedi.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
1 200 Lekë
More
Në gjendje