Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Historia e Kanadase, Desmond Morton
  • Historia e Kanadase, Desmond Morton

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Dituria

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

13,88 GBP
12,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Kanadasë
Origjinali: A Short History of Canada
Gjinia: Histori
Autori: Desmond Morton
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 406
Pesha: 0.501 kg.

Mbi librin

Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga "kombet e para" indigjene, prej kolonëve të ardhur nga Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera europiane.

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

Protagonistët që nisën, udhëhoqën dhe vazhduan këtë proces, në fushën e politikës, ekonomisë, por edhe të jetës shoqërore e kulturore janë evidentuar përmes një analize realiste dhe objektive të veprimtarisë së tyre dhe të rrethanave historike kur jetuan dhe punuan.

Diversitetet etnike, fetare, kulturore dhe shoqërore që karakterizuan këtë proces, burim pasurie dhe ndonjëherë kontradiktash, pajtimi i tyre përmes një fryme karakteristike kompromisi dhe tolerance, e bëjnë gjithashtu tërheqës dhe instruktiv librin e Mortonit.

Libri "Historia e Kanadasë" është një tregim joshës për një vend që tashmë është bërë atdheu i dytë edhe për mijëra shqiptarë që kanë emigruar dhe jetojnë atje.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Njerëzimi kurrë nuk ka qenë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
8,74 GBP 9,71 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Histori e përmbledhur e Greqisë, Richard Clogg

Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, Madeleine Albright

Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times "Zonja Sekretare".
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan...
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
6,24 GBP 6,94 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
13,32 GBP 14,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Finlandës, Henrik Meinander

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ne gjendje